E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne dyshim parate apo idete

Qendra Kombetare e Kinematografise i hedh per se dyti ne konkurrim projektet qe kane shanse te zhvillohen.


Perseri Xhuvani dhe Koci. Hyn Kadare si autor skenari dhe guxon ndonje tjeter qe eshte marre me dokumentare. QKK e hapur per te marre nje luge kushdo


Keshilli Miratues i Projekteve te Artistik dhe Filmit Dokumentar i perbere nga Teodor Laco Esat Musliu Bujar Lako Durim Neziri dhe Agron Tufa shqyrtoi me 6 nentor projektet per financimin e prodhimit te filmave artistike me metrazh te gjate ne baze te prurjeve qe jane depozituar ne Qendren Kombetare te Kinematografise deri ne mesin e muajit shtator.

Gjithsej nente projekte nga te cilat hyjne ne nje gare te dyte 5. Ky proces zgjedhjeje me disa faza behet per shkak te financave te kufizuara qe QKK ka per projektet e filmit me metrazh te gjate per kete vit.


Hyjne ne gare Gjergj Xhuvani dhe Fatmir Koci dy regjisore qe jane mbeshtetur per cdo projekt qe kane paraqitur. Pak kohe ka kaluar nga prodhimi i veprave te tyre te fundit qe shenojne renie ne krijimtarine e njerit regjisor dhe tjetrit respektivisht me Lindje-Perendim-Lindje i pari dhe me Koha e kometes i dyti.


Qendra dhe keshillat e projekteve nuk e kane pasur ndonjehere detyre analizen kritike dhe rezultatin qe jep nje projekt i miratuar nga nje kryetar tjeter dhe nje keshill tjeter paraardhes.


Xhuvani ka paraqitur nje projekt me skenar qe e ka shkruar vete Engjejt jane larg me producent On Film Production sh.p.k.
Edhe Koci e ka te vetin skenarin me titull Anglia ne catine time me producent Act Triangle Productions sh.p.k.


Bordi paraardhes e rrezoi vjet projektin me te njejtin titull.
Hyn perseri ne shqyrtim projekti Sorkadhet e trembura Ljuba me skenar te Ismail Kadarese dhe regji te Kirill Serebrennikov paraqitur nga producenti Albimage sh.p.k. Ka disa vite qe flitet per kete projekt. Me shume se tema per fatin e gruas ruse eshte emri Kadare qe perdoret si celes qe mund te hape cdo dere.


Ka tridhjete vjet se paku qe Kadare nuk ka firmosur ndonje skenar. Ka jo pak raste qe tregojne ne bashkeprodhimet kinematografike se nje shkrimtar nuk eshte nje skenarist. Madje sa me i mire te jete si shkrimtar aq me i keq eshte si skenarist.


shte nje gjini qe vete regjisoret e mbajne nen kontroll te rrepte nga frika se humbasin kontrollin ndaj gjithe filmit - e konsiderojne dhe e kane prone meqe bejne edhe rolin e producentit - dhe ngaqe nuk dyshojne me ne ate qe kane bere deri tani.


Rasti i fundit Maya i Pluton Vasit kishte per bashkeskenariste nje poete Luljeta Lleshanaku. Skenari nder te tjera nje produkt amator. Filmi eshte shfaqur vetem njehere deri tani. Dy emrat debutante ne filmin artistik e pane te lire rrugen per te paraqitur serish projekt ne QKK por vendimi i bordit me 6 nentor e ka skualifikuar.


I jepet e drejta per te provuar ne fazen e ardhshme te shqyrtimit projektit Revolta me skenar dhe regji te Mark Topallajt producent Idromeno Person Fizik.
shte nje emer i ri per panoramen e sotme te kinematografise shqiptare. shte e hapur Qendra Kombetare Kinematografike per te marre nje luge kushdo.


Projekti i peste quhet Orgjost me skenar te Roland Rosit dhe regji te Ylli Pepos e Roland Roshit producent Grishaj Film Production sh.p.k.
Pervecse me dokumentarin dhe filmin televiziv te dy nuk kane pervoje me filmin artistik. Jane gjini te ndryshme.


Qendra Kombetare Kinematografike ka krijuar frymen e demokracise se kaosit. Edhe nje pesedhjete apo gjashtedhjetevjecari i jepet e drejta te provoje aq sa tjetri te filloje e te besoje se dhuntia per te krijuar mund ti bjere ne koke si kokrra e molles ndersa prehen ne kopshtin qe kane bjelle te tjere. Pese projektet qe do te konkurrojne ne vazhdim iu del per detyre te konkretizojne bashkeprodhimet.


Komisioni Financiar i QKK-se ka per riparo financimet e ketyre projekteve ne varesi te situates financiare te QKK-se. Kryetari Artan Minarolli ka deklaruar se gjendja financiare nuk do lejonte miratimin e me shume se dy projekteve filmike te filmit artistik. Me e rende se klima financiare eshte klima artistike. Te gjithe ankohen per para dhe buxhete askush per idete dhe shpirtin artistik sepse jane shitur.


Refuzohet Marston


Bordi vendosi te mos miratoje financimin e postproduksionit te projektit Untitled Albanian Project me skenar te Joshua Marston Andamion Murataj regjia Joshua Marston producent Lissus Media sh.p.k. per arsye se ky projekt eshte xhiruar tashme dhe nuk eshte miratuar nga Keshilli Miratues i Projekteve qe funksionon prane QKK-se.


Buxheti qe kerkohet per financimin e pasprodhimit te ketij projekti nuk mund te perballohet nga QKK.
U miratua nderkaq financimi i projektit kinematografik Kinematografia shqiptare ne Berlinale 2011 paraqitur nga Qendra Kombetare e Kinematografise me vlere 1 200 000 Leke.


Bordi vendosi te financohet ne masen 493 500 Leke projekti kinematografik Pjesemarrja ne programin Shooting stars 2011 te European Film Promotion.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›