Vendim unanim shqiptaret pa viza ne BE

Ministrat e Brendshem te BE-se votojne pa asnje vote kunder liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen
Franca dhe Holanda marrin garanci nga te dyja shtetet se nuk do te kete thyerje te rregullave
BRUKSEL - Pas 20 vitesh te renies se komunizmit ne Shqiperi shqiptaret do te kene dicka me shume per tiu gezuar demokracise levizjen e lire pa viza drejt vendeve te hapesires Shengen.
Ky eshte vendimi i marre dje ne unanimet nga Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian i cili miratoi liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen.
Ndonese takimi nisi me pak minuta vonese ne 1130 vendimi qe do te beje shqiptaret te barabarte me qytetaret e Ballkanit nuk do te vononte shume. Rreth ores 1200 ne seancen me dyer te mbyllura ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian vendosen unanimisht qe ti thone po levizjes se lire te qytetareve te Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines.
Gjate vendimmarrjes se ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian ishin te pranishem dhe ministrat perkates shqiptare dhe boshnjak. Sic behet e ditur nga mediat nderkombetare ndonese ka pasur nje skepticizem nga Franca dhe Holanda keta te fundit kane dhene voten e tyre pro liberalizimit te vizave.
Perfaqesuesit e larte te Bashkimit Europian kane vendosur ne unanimet pa asnje vote kunder vendimin per heqjen e vizave per shqiptaret dhe boshnjaket.
Sipas raportimeve te mediave te huaja ky qendrim unanim eshte i lidhur me garancine qe kane marre shtetet e Bashkimit Europian qe nuk do te kete perseritje te situates qe ndodhi pas liberalizimit te vizave me Maqedonine dhe Serbine.
Ne kete menyre skepticizmi i Frances dhe Holandes apo dhe shqetesimi i vendeve si Belgjika e Gjermania per rrezikun e nje fluksi te azilkerkuesve ka nxitur ngritjen e nje mekanizmi te rrepte monitorues te vene ne jete nga Komisioni Europian si nje levizje per tiu pergjigjur dyshimeve te ketyre vendeve.
Mesohet se ne takimin e djeshem te ministrave te Brendshem ne Bruksel Franca ka kerkuar qe masat monitoruese te jene me te ashpra. Vete Komisionerja e Bashkimit Europian per eshtjet e Brendshme dhe Drejtesine Cecilia Malmstrom ka bere te ditur pas marrjes se vendit se eshte bere nje pakt dhe vendet qe perfitojne nga liberalizimi i vizave do te marrin pergjegjesite e tyre.
Ajo tha se Shqiperia dhe Bosnja duhet te sigurojne qe ky hap i marre te jete nje sukses dhe jo te krijojne probleme per vendet e Bashkimit Europian.
Per te arritur ne kete vendim vendit tone iu desh nje rruge e gjate qe e ka fillimin e saj ne vitin 2008. Shqiperia e nisi kete rrugetim njeheresh me vendet e tjera te rajonit qe u bene pjese te nismes per liberalizimin e vizave.
Tashme ne jemi nder vendet e fundit qe mbarojme kete proces duke lene pas vetem Kosoven. Ne baze te rregullave te BE-se vendimi per liberalizimin e vizave hyn ne fuqi 20 dite pasi botohet ne fletoren zyrtare.
Me e pritshmja eshte qe nga mesi i muajit dhjetor shqiptaret do te mund te levizin me ane te nje pasaporte biometrike dhe kritereve te tjera drejt vendeve te hapesires Shengen.
fare ndodhi minute pas minute gjate momenteve te vendimit te Bashkimit Europian
1130 Fillon mbledhja e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian.
1200 Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian vendosen unanimisht per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.
1215 Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha nga selia e qeverise pershendeti shqiptaret per liberalizimin e vizave.
1305 Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian bejne foton e perbashket. I pranishem dhe Ministri i Brendshem Lulzim Basha.
1307 Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pershendeti nga selia roze shqiptaret per vendimin e BE mbi liberalizimin e vizave.
1305 Mblidhet grupit parlamentar Demokrat ne Kryesine e Kuvendit. Diskutohet per disa minuta ceshtja e liberalizimit te vizave.
1319 Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Vollfarth pershendeti vendimin per heqjen e vizave.
1327 Presidenti i Republikes Bamir Topi pershendeti shqiptaret per liberalizimin e vizave nga selia e presidences.
1400 Ministri i Brendshem i Belgjikes Melchior Vathelet dhe komisionerja Europiane per eshtjet e Brendshme Sesilja Malmstrom mbajten nje konference te perbashket ne Bruksel per vendimin e BE-se per Shqiperine dhe Bosnjen.
1423 Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto pershendeti vendimin per liberalizimin e vizave nga BE.
1500 Zevendeskryeministri i Shqiperise Ilir Meta pershendeti shqiptaret per liberalizimin e vizave.
Historiku i vizave qe solli levizjen e lire ne Bashkimin Europian
Ne samitin e famshem te Selanikut ne qershor 2003 ku Bashkimi Europian konfirmoi perspektiven europiane per Ballkanin Perendimor u proklamua edhe nje angazhim tjeter.
Ne qershor 2003 Bashkimi Europian njohu rendesine e perspektives per liberalizimin e vizave per popujt e Ballkanit Perendimor. Pas kesaj deklarate u deshen edhe 4 vjet e gjysme te tjera per nje hap konkret.
Pas negociatash te shumta dhe jo te lehta me 1 janar 2008 hyri ne fuqi lehtesimi i regjimit te vizave. Kjo do te thoshte qe per studentet gazetaret shkencetaret dhe biznesmenet e Ballkanit Perendimor perfshire Shqiperine duheshin me pak dokumente per te marre nje vize Shengen dhe se viza do te ishte falas.
Pas lehtesimit te regjimit te vizave per Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor do te duheshin edhe 6 muaj te tjere qe Komisionit Europian ti hapej drita jeshile per tiu paraqitur vendeve te Ballkanit Perendimor udherrefyesin per nje regjim pa viza.
Me 3 qershor 2008 zevendespresidenti i Komisionit Europian Franko Fratini prezantoi ne Tirane udherrefyesin permbushja e kushteve per te cilin do te conte ne heqjen e vizave per Shqiperine. Franko Fratini parashikoi nje kohezgjatje prej nje vit por Shqiperise e cila nuk kishte nisur ende prodhimin e pasaportave biometrike do ti duhej nje kohe me e gjate.
Keshtu me 19 dhjetor 2009 shqiptaret dhe boshnjaket nuk munden te gezonin levizjen pa viza si serbet malazezet dhe maqedonasit. Do te duhej gati edhe nje vit qe pas verifikimeve te shumta ne terren me 15 shtator 2010 Komisioni Europian te shpallte se Shqiperia i kishte permbushur kriteret per liberalizimin e vizave.
Pas kesaj me 7 tetor ishte vota historike ne Parlamentin Europian qe i hapi rrugen votes tjeter historike ne Bruksel e cila do te beje te mundur qe pas pak ditesh shqiptaret te udhetojne pa viza te lire ne hapesiren Shengen.
Si lindi Shengen marreveshja me e njohur ne Europe
Fshati Shengen ne Luksemburg me vetem 500 banore eshte bere simboli i levizjes se lire ne Europe. Fshati luksemburgez Shengen prej nga filloi gjithcka ka nje vendndodhje specifike.
Ne anen tjeter te lumit Mozele qe pershkon fshatin ndodhet Gjermania dhe nese ndjek lumin 200 metra me poshte mberrin ne France. Ne nje vend te dallueshem te fshatit Shengen ndodhet monumenti qe shenon vendin ku u firmos marreveshja Shengen me 14 qershor 1985.
Ne monument jane 3 yje per tre firmetaret e marreveshjes. Beneluksi bashkimi ekonomik i Europes Perendimore qe perfshinte Luksemburgun Belgjiken dhe Holanden si dhe nga nje yll per dy firmetaret e tjere Francen dhe Gjermanine te cilet ishin edhe ideatoret e marreveshjes se Shengenit.
Kryetari i komunes se Shengen-it tregon pershtypjet e para 25 vjeteve kur u firmos marreveshja.
Nuk dukej si nje ngjarje e madhe ne ate kohe. Kishte disa gazetare dhe kamera ketu por nuk dukej edhe aq e rendesishme. Ne thame me vete OK le ta provojme te hapim kufijte per nje ose dy vjet dhe ndoshta do ti mbyllim prape. Sot mund te shohim qe Shengeni eshte nje nga marreveshjet me te njohura te Bashkimit Europian - thote Roger Veber kryetar i komunes Shengen.
Marreveshja origjinale u firmos nga ministrat e 5 vendeve por sot 28 shtete jane anetare te zones Shengen. Marreveshja ka ndryshuar thellesisht jo vetem nivelin e bashkepunimit politik dhe ligjor mes vendeve anetare por ajo ka ndryshuar thellesisht edhe nocionin e kufijve ne Europe.