Konkursi per postin e Avokatit te Popullit
Numri i aplikantëve në garën për reun e institucionit të Avokatit të Popullit nuk është 33. Kjo për vetë faktin se Besim Ndregjoni, emri i të cilit figuron si pjesë e listës së aplikabntëve, ka mohuar të ketë aplikuar në faqen online të hapur nga PS-ja për një proces të tillë. Kështu, Ndregjoni, i cili është një prej përfaqësuesve të shoqatave të ish-përndjekurve politikë, pasi ka parë në media se emri i tij është regjistruar në listën e Partisë Socialiste, ka sqaruar se nga ana e tij nuk ka pasur asnjë aplikim për postin e Avokatit të Popullit. Ndregjoni pohon se është interesuar për konkursin por kur ka mësuar për konkurentët e tjerë, ka vendosur të mos kandidojë.
Ndregjoni shpjegon se e gjitha është një lojë e Partisë Socialiste për ta bërë sa më të besueshëm konkursin për Avokat të Popullit. Duke përfshirë një përfaqësues të ish-përndjekurve thotë ai, socialistët synojnë të rrisin besueshmërinë e konkursit.
Pasi është interesuar për konkursin Ndregjoni ka mësuar se tashmë fituesi është paracaktuar nga Partia Socialiste.
Ky ështe rasti i dytë kur socialistët përfshijnë publikisht persona të tjerë në aktivitetet dhe strukturat e tyre pa i njoftuar më parë. Pak ditë më parë ish-presidenti Rexhep Meidani pohoi se lidershipi socialist e kishtë përfshirë në një nga strukutrat më të larta partiake, pa e njoftuar më parë.