Pashkët, rritet numri i hyrjeve në dogana
GJIROKASTER- Afrimi i festës së Pashkëve Katolike dhe Ortodokse ka rritur hyrjet në pikat e kalimit kufitar. Në Kakavijë vetëm në orët e para të ditës së sotme kanë hyrë mbi 3800 shtetas dhe rreth 1200 automjete. Burime nga pika kufitare e Kakavijës bëjnë të ditur se ka fluks emigrantësh që kthehen në atdhe për festat, por nuk janë krijuar radhë ndërkohë që po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.
Pritet që me rritjen e fluksit edhe pala greke të shtojë sportelet për të shmangur pritjet e gjata. Ndërkaq policia e Gjirokastrës ka shtuar masat dhe kontrollet në akset kryesore si dhe në qytet për të shmangur problemet apo aksidentet për shkak të rritjes së qarkullimit të automjeteve.
Më e qetë paraqitet situata në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se në orët e para kanë hyrë rreth 2100 persona si dhe rreth 700 automjete. Deri tani nuk janë krijuar radhë të gjata emigrantësh dhe pala shqiptare po punon me 6 sportele, ndersa ajo greke me 4.
(e.n/News24/BalkanWeb)