E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, i riu plagos të dashurën e nënën e saj

Një lidhje e ndërprerë në mes, me një fejesë të padëshiruar dyshohet se të jetë shkaku i ngjarjes së rëndë të shënuar mesditën e së enjtes në rrethin e Skraparit.
Një 22 vjeçar, plagosi në me armë zjarri nënë e bijë në fshatin Spathar, ndërsa dyshohet se kishte një lidhje intime me vajzën e 18 vjeçare.
Burime zyrtare konfirmuan për "Ora News" se autori i plagosjes është 22 vjeçari Agron Bakiasi, ndërsa viktima të sulmit të xhelozisë ranë Liri Sevdari dhe 18 vjeçarja Olgerta.
Nënë e bijë u sulmuan dhe u plagosën me armë zjarri nga 22 vjeçari teksa punonin në një arë të familjes në fshatin Spathar.
Burimet thanë se historia ka nisur kohë më parë. 18 vjeçarja dhe personi që më pas do të shndërrohej në agresor, kishin një lidhje dashurie. Por, lidhja është ndërprerë në mes.
Familja ka vendosur, të fejojë vajzën në rrethin e Durrësit, dhe duket se ky vendim është marrë pa dëshirën e vajzës 18 vjeçare.
Ky lajm duket se ka tronditur 22 vjeçarin i cili, në kushtet e gjaknxehtësisë ka shprehur armën e zjarrit ndaj ish të dashurës dhe nënës së saj.

Dy viktimat e sulmit kanë marrë plagë të rënda, dhe janë dërguar me urgjencë për në spitalin e çorovodës. Pasi kanë marrë aty ndihmën e parë, nënë e bijë janë nisur për në spitalin ushtarak në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjeksore.
Ndërkaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të policisë të cilët po punojnë për arrestimin e 22 vjeçarit që dashurinë për 18 vjeçaren e shndërroi në urrejtje dhe e shprehu me krismat e armës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›