E Martë, 3 Nëntor 2026

Koncert nga Orkestra e harqeve në Korçë, e ftuar speciale pianistja nga Kosova Lule Elezi

Korça sjell si gjithmonë me klas dhe elegancë mbrëmje të veçanta për publikun artdashës.

E tillë ishtë mbrëmja e djeshme në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, me koncertin e përgatitur nga Orkestra e Harqeve, nën dirigjimin e Kostika Tantos.

E ftuar speciale e kësaj mbrëmjeje ka qënë pianistja kosovare Lule Elezi, me një karrierë pianistike të pasur me koncerte në shumë skena të botës, duke i dhënë hijeshi këtij koncerti.  

Orkestra e Harqeve të Korçës, është fituese e shumë çmimeve në takimet kombëtare të orkestrave të harqeve. Koncerti është ndjekur me interes nga publiku artdashës duke dhuruar edhe mjaft duartrokitje. 

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›