E Martë, 3 Nëntor 2026

“Udhët kulturore në Gjirokastër”-Projekt për restaurimin e 5 manastireve të luginës së Drinos

Lugina e lumit Drino në Gjirokastër një nga zonat më të pasura me rrënoja dhe gjurmësh  të vendbanive antike, bizantine dhe mesjetare njihet edhe për numrin e lartë të manastireve.

Për vet vlerat që trashëgojnë këto manastire si monumente kulture mbetet e rëndësishme ruajta dhe rijetësimi i tyre.

Në këtë kuadër projekti “Udhët kulturore të manastireve të Luginës së Drinos: Të lidhurit e bashkësive rurale”, bëri bashkë në një workshop, palë të interesuara për ruajtjen dhe trashëgiminë e këtyre vlerave kulturore.

Elena Mamani, drejtoreshë e ekzekutive e organizatës, “Trashëgimi kulturore pa kufi për Shqipërinë”, e cila implementon dhe këtë projekt u shpreh se gjendja në të cilën ndodhen këto manastire bën të domosdoshme restaurimin  për mos lejimin e degradimit të  mëtejshëm të tyre.

Ardis Duka, drejtor i drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër, u shpreh se projekte të tilla janë të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore, por konservimi dhe jetësimi I këtyre manastireve do ti bënte ata edhe  më të vizitueshëm.

Për studiuesin, profesor Pirro Tomo, ruajtja e këtyre monumenteve të kulturës mbetet detyrë për brezin tonë për ti trashëguar ato në brezat e

Ky projekt financohet nga fondi I ambasadorëve  të SHBA-së për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe Suedisë si dhe në bashkëpunim me fondin Botëror të monumenteve.

Projekti ka në focus 5 manastire që gjenden në Luginën e Drinos, përkatësisht në Migul Spile, Vanistër, Dhuvjan e Goranxi.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›