“Koncesionet, PS po sulmon biznesin” Qamil Xhani
Deklarata e Partise Socialiste per abuzime ne procesin e dhenies me koncesion te hidrocentraleve jane hedhur poshte ne menyre kategorike nga ana e METE. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Durim Kraja, u shpreh dje se procedurat e ndjekura nga ky institucion per te gjitha koncesionet jane bere ne perputhje me ligjin, dhe nuk ka asnje ngjyrim. “Nese do te bejme nje analize te shoqerive pjesemarrese ne to, do te jeni te sigurt qe do te gjejme kusherinj, kuneter, shoke, te aferm, farefis te secilit nga ne, opozite apo pozite. Por, ky nuk eshte qellimi per te cilin ne jemi ketu sot dhe per te cilin ne ju garantojme se japim maksimumin e transparences dhe maksimumin e konkurrueshmerise”, ka deklaruar dje Kaja. Ai u ndal konkretisht ne akuzat qe jane bere per koncesionin qe PS-se e ka etiketuar si te marre nga nje i aferm i ministres se Integrimit Majlinda Bregu. “Dua te siguroj opinionin publik dhe gjithe ato qe hedhin dyshime lidhur me ligjshmerine e dhenies se ketij koncesioni se procedura e ndjekur eshte ne respekt te plote me kuadrin ligjor ne fuqi, garanton biznesin dhe ne te njejten kohe autoritetin publik per suksesin e saj”, u shpreh Kaja. Ai ka theksuar se procedurat e ndjekura per kete koncesion kane garantuar transparencen dhe konkurrencen e lire duke u dhene mundesi te gjithe te interesuarave te marrin pjese ne gare. “Procedura e dhenies me koncesion te ketij projekti koncensionar ne hidroenergji ka filluar ne muajin korrik te vitit 2008 me VKM perkates, me ane te se cilit eshte percaktuar autoritetin kontraktor dhe i ka dhene bonusin kompanise, e cila ka pervijuar propozimin, konkretisht kompanise “Albani” me tre pike perqindje ne total, dhe ka vazhduar me procedure te hapur konkurruese, duke garantuar transparencen dhe konkurrueshmerine pergjate ketij viti, duke perfunduar me shpalljen fitues te bashkimit te perkohshem te gjashte shoqerive shqiptare dhe miratimin e kontrates koncensionare nga Keshilli i Ministrave ne daten 11 qershor 2009”, u shpreh Kaja. Ai ka theksuar se bashkimi i firmave ka bere qe te plotesohen kriteret e kerkuara nga Ministria. Nga ana tjeter Kaja eshte ndalur dhe ne aspektin politik qe ka marre nje ceshtje qe eshte e lidhur thellesisht me biznesin. “Ne nuk i gjykojme dhe vleresojme politikisht koncesionet. Biznesi po sulmohet dhe kjo nuk eshte e drejte”, u shpreh ai. Duke theksuar se Ministria mbeshtetet vetem ne kritere teknike ai ka theksuar se nese do te analizoheshin te gjithe biznesmenet padyshim qe do te dilnin te aferm edhe me njerez me pushtet politike. Por ai ka theksuar se respektimi i ligjit eshte e vetmja menyre per te garantuat transparencen. “Investitoret nuk kane ngjyre. Ne nuk analizojme biografi, por vleresojme kapacitete teknike, ekonomike dhe financiare, dhe aftesi sipermarrese, qe eshte e rendesishme ne projekte te tilla koncensionare si projektet ne hidroenergji”.
Baraj-PS: “Opozita nuk sulmon biznesin, por korrupsionin”
Pas deklaratave te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Ekonomise Durim Kraja, ka ardhur dhe reagimi i Partise Socialiste. Deputeti i PS-se, Besnik Baraj u shpreh se opozita nuk synon te godase klimen e biznesit, por aferat korruptive qe jane mes pushtetareve dhe te afermeve te tyre ne biznes. “Opozita nuk po sulmon as biznesin dhe as ndonje biznesmen, por po denoncon me prova e fakte kthimin e qeverisjes ne biznes fitimprures per nje grusht familjaresh te oborrit te pushtetit”, u shpreh Besnik Bare. Duke folur per ceshtjen e presionit mbi biznesin, Bare u shpreh se eshte qeveria ajo qe po ushtron dhune dhe mbi zhvillimin e iniciatives se lire ne ekonomi. “Goditja denigruese e biznesit dhe e sipermarresve me dhune verbale ne media e presioni mafioz te cdo lloji eshte art i Sali Berishes e pushtetit te tij, te cilin ne do vazhdojme ta denoncojme perdite me prova e jo me shpifje, si nje pushtet te korruptuar qe duhet te largohet nje ore e me pare”, u shpreh Bare dje ne nje konference per mediat.