Topalli- Cosslett:“Lufta ndaj dhunes ne familje, prioritet”
Kryetarja e Kuvendit priti dje ne nje takim te vecante perfaqesuesen e PNUD-it per Shqiperine, zonjen Gulden Turkoz-Cosslett, ne prag te perfundimit te mandatit te saj ne Shqiperi. Gjate ketyre viteve, Turkoz-Cosslett dhe Kryetarja e Kuvendit kane pasur nje bashkepunim te vijueshem vecanerisht per ceshtje te luftes kunder dhunes ne familje dhe mbrojtjes se femijeve. Per perfaqesuesen e PNUD ne Shqiperi, bashkepunimi i hapur me qeverine dhe Parlamentin shqiptar e ka bere shume te frytshme punen e saj. Ajo falenderoi Kryetaren e Kuvendit per gjithe angazhimin dhe mbeshtetjen e dhene ne keto ceshtje thelbesore por edhe ne projekte te tjera ne bashkepunim me perfaqesine e Kombeve te Bashkuara. Per Kryetaren e Kuvendit kontributi dhe angazhimin personal i Turkoz-Cosslett mbetet shume i cmuar per Shqiperine dhe familjen shqiptare, ndersa i beri asaj urimet me te sinqerta per karrieren dhe familjen. Pjese e rendesishme e legjislacionit kane qene shume ligje por edhe fushata sensibilizuese ne perkrahje te familjes, grave e femijeve. Konkretisht, nje projektligji i ri kunder dhunes ne familje pritet te miratohet dhe Kryetarja e Kuvendit tha se ai do te futet menjehere ne kalendarin e punimeve te parlamentit si nje prioritet. Turkoz-Cosslett do te vijoje misionin e saj ne Nee York prane Kombeve te Bashkuara. Ajo shprehu kenaqesine te vijoje bashkepunimin me Kryetaren e Kuvendit dhe parlamentin shqiptar ne sfida te cilat tashme, Topalli i ka kthyer ne beteja te saj; lufta ndaj dhunes ne familje, lufta ndaj kancerit dhe mbrojtja e femijeve.