E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, plani qendres se qytetit deshton ne KRT , shtyhet votimi

KRT-ja e bashkise se Korces nuk ka mundur as ne mbledhjen e radhes te gjeje konsensus per miratimin e masterplanit te qendres se qytetit. Per me teper se 5 ore anetaret e saj, por edhe grupe te ndryshme interesi jane perfshire ne debate te ashpra, pa arritur te konkludojne ne votimin e nje varianti perfundimtar te ketij masterplani. Ndryshimet qe i jane bere projekt–idese se studimit te qendres, kane qene pika me e nxehte e debatit. Disa prej anetareve te KRT-se, i kane kundershtuar ato, duke i kerkuar bashkise te marre ne konsiderate verejtjet e shoqates se arkitekteve. Arkitektet kane reaguar, duke i cilesuar te papranueshme ndryshimet ne variantin perfundimtar te studimit, qe sipas tyre, pakesojne siperfaqet e gjelbra te qytetit dhe ngushtojne hapesirat publike. Por kreu i bashkise se Korces, ka sqaruar se varianti perfundimtar i masterplanit nuk ka ndryshuar konceptin dhe thelbin e projektidese se ketij studimi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›