“Kina mund te luaj rol me te madh per Kosoven”
Presidenti Bamir Topi ka deklaruar dje gjate takimit me delegacionin kinez ne Tirane se Kina mund te luaje nje rol me te rendesishem ne ceshtjen e pavaresise se Kosoves, duke qene se eshte nje anetare e perhershme e Keshillit te Sigurise se OKB-se. Ne takimin e zhvilluar e anetarin e Byrose Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror te Partise Komuniste te Kines Liu Yanshan, kreu i shtetit ka vleresuar dhe marredheniet qe ekzistoje mes dy vendeve. Ai ka shprehur dhe nevojen per intensifikimin e metejshem te tyre. Topi eshte ndalur dhe ne marredheniet historike qe kane ekzistuar me dy vendeve, ndersa ka theksuar se eshte e nevojshem qe bashkepunimi te shtrihet dhe ne fusha te tjera. “Kreu i shtetit shqiptar shprehu vleresimin dhe vullnetin e Shqiperise per t’i forcuar dhe zgjeruar edhe me tej keto marredhenie ne te ardhmen ne fushat e turizmit, kultures, mjekesise, informimit dhe te medias, dhe vecanerisht ne fushen ekonomike, ku Kina prej disa dekadash po shenon nje rritje te vazhdueshme e te lavderueshme duke u shnderruar ne nje nga vendet ekonomike me te fuqishme te botes”, thuhet ne njoftimin e presidences ne lidhje me takimin. Perfaqesuesi i delegacionit kineze duke u ndalur ne marredheniet historike mes dy vendeve ka vleresuar dhe voten qe ka dhene vite me pare Shqiperia per hyrjen e Kines ne OKB. “Liu Yanshan, pasi falenderoi per pritjen e ngrohte dhe miqesore edhe ne emer te delegacionit, i percolli Presidentit Topi pershendetjet e ngrohta te Presidentit te Kines Hu Xhin Tao dhe solli ne vemendje kontributin e cmuar historik te Shqiperise per anetaresimin e Kines ne Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara’, thuhet ne njoftimin presidences per takimin.