E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nise puna per reformen e re zgjedhore opozita te behet pjese e procesit reformues

13-09-2010 / Gazeta 55

Erisa Xhixho nenkryetarja e LSI-se

Levizja Socialiste per Integrim shpreh domosdomoshmerine e realizimit te reformes zgjedhore dhe per rendesine qe merr angazhimi serioz i gjithe faktoreve politike per te reflektuar ne frymen e rekomandimeve te Rezolutes se Parlamentit Europian dhe sugjerimeve te raportit me te fundit te OSBE ndashODIHR.
Nenkryetarja e LSI-se Erisa Xhixho u shpreh se reforma zgjedhore eshte nje kusht per te mberritur ne zgjedhje te standardeve europiane.
Ajo ftoi opoziten te behet pjese e reformave dhe te marre persiper pergjegjesite qe i takojne. Opozita nuk eshte e shkeputur nga teresia e reformave integruese dhe europianizuese qe eshte perfshire vendi dhe qe kerkojne pike se pari pergjegjshmeri prej te gjithe faktoreve politike dhe sjelljen e tyre ne perputhje me interesat europiane te vendit sipas standardeve europiane. Ne kete kontekst keto ceshtje nuk jane pergjegjesi vetem e mazhorances por po aq dhe e opozites. Prandaj ne emer te LSI une e ftoj dhe njehere opoziten qe te kuptoje se misioni i saj nuk eshte vetem bllokimi i reformave europianizuese por dhe integrimi ne to nuk eshte vetem nxirja e realitetit ne vend por oferta politike alternative dhe pergjegjshmeria e serioziteti ne perputhje me interesat e qytetareve shqiptare qe jane te njejta me interesat e qytetareve europiane u shpreh nenkryetarja e LSI Erisa Xhixho.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›