Koncesionet e METE-s Paloka 3 ore ne prokurori
Deputeti i PD-se u pyet nga hetuesit ne cilesine e anetarit te Keshillit te Koncesioneve
TIRAN- Deputeti i Partise Demokratike ne Kuvend Edi Paloka pyetet per mbi tre ore nga njesia e Task-Forces ne prokurorine e Tiranes ne cilesine e anetarit te Keshillit Mbikeqyres se Koncesioneve prane Ministrise se Ekonomise. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas tyre deputeti Paloka eshte pyetur me cilesine e deklaruesit.
Deputeti Edi Paloka eshte pyetur mesditen e djeshme nga prokurori Valentin Preci dhe oficeri Elion Mustafaraj per koncesionet e dhena nga Ministria e Energjetikes ne kohen kur ky dikaster drejtohej nga tashme Ministri i Bujqesise Genc Ruli. Paloka u mor ne pyete pasi ai figuron ne listen e anetareve te Keshillit Mbikeqyres te Koncesioneve prane Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes METE-thane burimet e prokurorise.
Deputeti demokrat mesohet se eshte paraqitur me deshiren e tij ne prokurori pasi te qenurit me imunitet e ndalon organin e akuzes ti dergoje flet-thirrje.
Vete Paloka ka mohuar ne menyre kategorike se eshte abuzuar me dhenien e koncesioneve te vend zbulimit te burimeve te hidrokarbureve. Keshilli Mbikeqyres i Koncesioneve ku kam qene edhe anetar ka respektuar te gjitha procedurat ligjore dhe ne zbatim te vendimeve te Keshillit te Ministrave ne dhenien e koncesioneve. Kompania fituese i plotesonte te gjitha kriteret dhe per kete shkak ka fituar-mesohet te kete thene nder te tjera Paloka para prokurorise.
Task-Forca e prokurorise prej disa kohesh ka nisur hetimet per akuzat e deputetes Albana Vokshi ne lidhje me projektin e ndertimit tek liqeni dhe menyren e fitimit te koncesioneve nga kompania fituese ku mes tyre eshte administrator dhe aksioner edhe bashkejetuesi i deputetes Albana Vokshi shtetasi Arian Tartari.
Per llogari te ketij hetimi prokuroria ka marre ne pyetje nje sere punonjesish te METE-se dhe eksperte te ndryshem.