E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes aksidentohet per vdekje 46 vjecari

Nje 46 vjecar nga fshati Pobreg i rrethit te Kukesit ka mbetur i vdekur te enjten paradite ne afersi te fshatit Kolsh ne segmentin e autostrades Myc-Mamez-Fushe-Dukagjin. Ardian Hallaci ka gjetur vdekjen ne vendin e tij te punes pasi eshte perplasur per vdekje nga nje tjeter automjet. Viktima kishte dale per te kontrolluar nje defekt ne autoveturen e tij kur nje autoveture qe vinte me shpejtesi e ka perplasur ate per vdekje. Pas aksidentit drejtuesi Agim Morina 41 vjec nga Hasi eshte dorezuar ne polici. Policia qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes po heton rreth ketij aksidenti. Vendi ku ka ndodhur aksidenti eshte segmenti i autostrades ende i pa perfunduar Myc-Mamez-Fushe-Dukagjin. Nderkohe qe ne nje pjese te ketij segmenti ka filluar qarkullimi i automjeteve megjithese ne pjesen e kesaj rruge shihen punetore duke bere pune te ndryshme.

Megjithese e konsideruar si autosrade ne kete pjese te rruges mungojne trafik ndareset sinjalistika nderkohe qe nderhyrjet ne autostrade nga rruget dytesore jane te shumta duke u bere shkas per nje numer te madh aksidentesh. Ne nje periudhe dy mujore ka shkuar ne gjashte numri i te vdekurve nga aksidentet rrugore ne rrethin e Kukesit. Kater aksidente jane shenuar ne autostraden Morin-Kalimash nje ne qytetin e Kukesit dhe nje ne aksin e rruges Kukes-Krume.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›