Tahiri ne Prokurori per Piramiden
Partia Socialiste dergon ne Prokurori ceshtjen e Piramides. Kjo padi eshte dorezuar sot nga deputeti socialist Saimir Tahiri e njekohesisht nje padi ndaj funksionareve te Ministrise se Kultures.
Kjo ceshtje e shume perfolur mes dy forcave politike ka vene ne debat kryesocialistin Rama me kryeministrin Berisha pasi sipas kryeministrit prishja e Piramides per te ndertuar parlamentin lidhet me se shumti me aspektin ekonomik se sa figuren e diktatorit Enver Hoxha.
Keto reagime kane qene me te hershme ndersa Rama nuk mori pjese dje ne mbledhjen e Komisionit Shteteror ku 25 studio te huaja kane shprehur interes per te marre pjese ne konkursin per kompleksin e ri parlamentar.