E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti i deputetes se PD ne kufi Vokshi- policit Ti je kafshe

UPDATE- Mediat kosovare i kane shkuar me tej incidentit te ndodhur pak dite me pare ne piken kufitare Kosove-Shqiperi ne Vermice mes policit kufitar dhe deputetes se PD-se Albana Vokshi.
Gazeta Express ka zbardhur disa nga fjalet me te cilat deputeja Vokshi i eshte drejtuar policit kufitar.

E bindur se te gjitha rruget duhet ti kete te hapura shkruan Express sepse eshte deputete e Parlamentit te Shqiperise Albana Vokshi ishte nisur per nje vizite private drejt Kosoves.

Por piken kufitare Kosove-Shqiperi ne Vermice mesditen e se dieles ajo ka dashur ta kaloje pa dhene shume llogari se kush eshte dhe pa i respektuar disa procedura ligjore.

Ne kete moment kishte plasur sherri. Ju sdini gje i eshte drejtuar Vokshi deputete e Partise Demokratike te Shqiperise policit kufitar te Kosoves.

Fyerjet e saj kane vazhduar edhe me tej. Ti qenke kafshe i ka thene ajo policit ne mesditen e se dieles qe shkoi ne zonen kufitare.

Deputetja Vokshi ndodhej e shoqeruar edhe me dy persona te tjere dhe donte te hynte ne territorin e Republikes se Kosoves pa u legjitimuar.

Do ta shikoni ju se kush jam une kishte vazhduar me tej deputetja Vokshi kur kishte pare se polici kufitar as qe e kishte ndermend te vepronte ndryshe per aq kohe sa ajo nuk kishte perfillur disa procedura.

Keto dhe shume detaje te tjera se cfare ka ndodhur ate dite jane te shkruara ne aktvendimin e leshuar nje dite me vone nga Gjykata Komunale e Prizrenit e cila zyrtaren shqiptare e ka gjetur fajtore ne dy pika.

E para eshte per fyerje ndaj policit ne kryerjen e detyres se tij zyrtare dhe e dyta eshte per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar.

Keshtu Gjykata ka vendosur qe deputetja Albana Vokshi te shpallet fajtore dhe per kete arsye ajo eshte denuar me nje shume prej 250 eurosh.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›