Koncesionet veprimtari kriminale

Kreu socialist akuzoi dje maxhorancen se po shet pronen publike per te qendruar ne pushtet
Gjate bashkebisedimit javor me gazetare Rama tha se korrupsioni po asfikson te gjitha institucionet e pavarura dhe po shteron cdo fryme opozitare. Korrupsioni qeveritar dhe koncesionet jane le te themi kapitulli i pare i kesaj veprimtarie te organizuar kriminale. Koncesionet jane vetem kapitulli i pare i kesaj veprimtarie kriminale ne ekonomine e vendit. Se ekonomia eshte e kapur ne te gjitha sferat e jetes se saj dhe ne cdo segment te veprimtarise shteterore eshte kristalizuar nje hallke e nje rrjeti te inkriminuar veprimtarish te paligjshme per qellime perfitimi. Sot ky shtet i bere njesh me pushtetin kjo force e unifikuar e cila praktikisht ka presuar dhe asfiksuar institucionet e pavarura qe ne nje vend demokratik garantojne ndarjen mes shtetit dhe pushtetit po deformon jo principet por metoden qeverisese ne funksion te gllaberimit te pasurive te ketij vendi dhe te tharjes se energjise opozitare te ketij vendi ne te gjitha nivelet dhe ne te gjitha aspektet per te realizuar nje projekt sundimi i cili nuk le me hapesire per zgjedhje realisht te lira u shpreh Rama.
Partia Demokratike ju akuzon per afera ne dhenien e lejeve te ndertimit a do te perballeshit ne nje studio televizive me deputeten Albana Vokshi per tu ballafaquar
Ne flasim per te ardhmen per ate te ardhme qe rrezikon te na gjeje teresisht te zhveshur nga cdo mundesi rimekembjeje sepse rrezikon te na gjeje teresisht te shpronesuar dhe te shpronesuar jo nga prona jone vetjake por te shpronesuar nga prona jone e perbashket qe eshte atdheu yne i perbashket. Nga ana tjeter flitet per leje ndertimit ka 10 vjet nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi perspektiven e femijeve te ketij vendi. Flitet per qindra miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne. shte nje loje qe ka 20 vjet qe vazhdon qe i mban peng shqiptaret. Kjo duhet te marre fund dhe ne do te vazhdojme te ekspozojme qetesisht prova dhe fakte. Ne jemi te gatshem te ballafaqohemi per gjithcka po themi ne cdo instance te nje sistemi drejtesie qe duhet te ishte futur ne veprim i alarmuar. Si mundet te jepen me koncesion ne menyre krejt jo transparente pa gare pa asnje perpjekje per te marre me te miren dhe pa asnje shqetesim per te ardhmen 4 nga 6 fushat e naftes ne Shqiperi. Flasim per sektore strategjike flasim per rrenjet qe ushqejne ekonomine e mbare vendit qe kane te bejne me ardhmerine e te gjithe shqiptareve qe kane te bejne me ate cka do te jete Shqiperia neser. Apo si mundet te kemi nje program koncesionesh te dhena pa asnje vizion pa asnje projekt te integruar pa asnje plan konkret dhe vec e vec pa asnje kriter dhe konkurrence te standardeve demokratike per tere lumenjte dhe burimet e mundshme te energjise hidrike ne Shqiperi.
Juve ju kane akuzuar se perdorni si sekser Dritan Avllajn ose Tan Leprin sic njihet cilat jane lidhjet tuaja me te
Shume lepra kane dale kohet e fundit. Pergjigja ime eshte e thjeshte dhe e prere. Nuk ka leje ndertimi qe te kete rrjedhur nga ajo kontrate per te cilen pretendohet se eshte dhene madje edhe ryshfet. shte e thjeshte sic eshte e thjeshte cdo pergjigje qe lidhet me gjera konkrete qe jane te verifikueshme. E pra me nje leje qe nuk ekziston ne nuk kemi arsye qe te flasim por ne flasin sepse kjo eshte loja. Te shpifim te shpifim e te shpifim duke perfituar nga fakti qe pala e trete nuk analizon por thjesht raporton. Ne kete qytet dhe ne gjithe Shqiperine ka ndoshta qindra mijera por sigurisht dhjetera mijera kontrata mes personash fizike per prona private per zhvillime sipas deshires se personave. Ne rast se ne keto kontrata figurojne njerez te njohur nga une kjo nuk do te thote asgje. Nderkohe qe dua te theksoj se gjithkush edhe vete djali i Sali Berishes ka te drejte te merret me biznes edhe vete vajza e Sali Berishes ka te drejte te merret me biznes. Por momenti kur politika implikohet ne nje ceshtje qe ka te beje me sipermarrjen eshte momenti kur merita e vetme e dikujt per marrjen e nje koncesioni apo per marrjen e nje tenderi apo per marrjen e cfaredo qofte nga Qeveria dhe mbi pasurine e perbashket eshte te qenit djali apo vajza e Kryeministrit ose burri gruaja kunati kunata e ministrit e ministres deputetit deputetes. Ketu lind problemi. Ne nuk kemi asnje arsye dhe nuk keni per te degjuar nga ne qe te sulmojme njerez pse merren me biznes. Problemi lind me keto koncesione sepse keto nuk jane koncesione te dhena per shkak te vlerave qe perfaqeson kompania apo per shkak te aftesise qe ka shfaqur kompania ne nje gare por jane koncesione te dhena brenda oborrit te pushtetit ne thyerje te plote te cdo lloj norme qe garanton qeverisjen per te gjithe njerezit. Gjeja me e lehte eshte te per-gjigjesh duke shpifur.
Aristir Lumezi