Arritem sukses ne luften kunder korrupsionit
Shqiperia ne 5 vite ka shenuar rezultate konkrete ne luften kunder korrupsionit dhe kjo eshte e dukshme vecanerisht ne investimet e medha ne infrastrukture arsim dhe bujqesi. Kete parashtroi ne Vjene te Austrise ministri i Brendshem Lulezim Basha ne konferencen peruruese te themelimit te Akademise Nderkombetare Antikorrupsion ku Shqiperia ishte e ftuar si nje nga 25 vendet themeluese. Ministri i Brendshem renditi reformat kryesore antikorrupsion te kryera nga qeveria shqiptare si amendimi i ligjit te konfliktit te interesit dhe zgjerimi i rrethit te subjekteve te ketij ligji reduktimi i numrit te nepunesve te administrates publike dhe i shpenzimeve operative te saj etj. Gjate konferences Ministri Basha u takua dhe me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon.