E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partneri i Vokshit me 8 shtator ne prokurori per lejet e ndertimit

TIRANE - Biznesmeni Arian Tartari eshte thirrur te paraqitet ne prokurori ne daten 8 shtator per tu marre ne pyetje ne lidhje me deklaratat e deputetes Albana Vokshi qe kane te bejne me akuzat per dhenie ryshfeti kundrejt lejeve te ndertimit. Burime nga prokuroria kane pohuar se partneri i deputetes Albana Vokshi eshte thirrur per te deshmuar ne cilesine e aksionerit kryesor ne kompanine Vision Construction. Sipas deputetes Albana Vokshi 20 per qind e aksioneve te kesaj kompanie i jane dhene shtetasit Dritan Avllaj kundrejt perfitimit te lejes se ndertimit tek ish-kompleksi Dinamo ne Tirane. Burime te prokurorise kane thene se aksionet jane transferuar tek shtetasi Avllaj por leja e ndertimit ne fjale nuk eshte miratuar nga Bashkia e Tiranes. Ne kuader te hetimit te filluar kryesisht prokuroria ka vendosur te therrase si deshmitar biznesmenin Arian Tartari i cili do te pyetet ne lidhje me deklaratat e Albana Vokshit nese ka dhene apo i eshte kerkuar ryshfet kundrejt lejeve te ndertimit per kompanine e tij. Bashke me Tartarin pritet te pyeten ne prokurori edhe biznesmene te tjere aksionere ne kompanine e permendur nga deputetja Albana Vokshi. Atyre do tu kerkohet te konfirmojne akuzat per ryshfet ose ti hedhin poshte ato pasi sipas prokurorise keta persona kane qene protagonistet e veprimeve per te cilat ka akuzuar deputetja Vokshi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›