E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konchesky: Dua trofe me Liverpoolin

Përforcimi i ri i Liverpoolit, Paul Konchesky, është i kënaqur për stransferimin tek Anfield, dhe dëshiron të fitojë trofe me klubin e tij të ri.

Roy Hodgson arriti ta transferojë mbrojtësin e majtë të Fulhamit në ditën e fundit të afatit kalimtar, dhe anglezi nënshkroi marrëveshje katërvjeçare me Redsat.

"Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Mezi pres të filloj të luaj për Liverpoolin. Dua të fitoj trofe. Besoj se ky klub është i aftë ta bëjë këtë dhe shpresoj se do të fillojmë që këtë vit".

"Shumë mirë njihem me menaxherin dhe e di se çfarë mund të bëjë ai, dhe po ashtu ai më njeh mirë mua dhe kualitetet e mia. Kam kaluar dy vite e gjysëm të shkëlqyera me të", ka thënë Konchesky për faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›