Kosovë/ "Vetëvendosje" proteston për procesin e privatizimit
Lëvizja "Vetëvendosje" shprehu pakënaqësinë për mënyrën e zhvillimit të procesit të privatizimit në Kosovë.
Kjo lëvizje më një performansë të shfaqur në Sheshin Nënë Tereza, të Prishtinës ka kundërshtuar mënyrën me të cilën po privatizohen ndërmarrjet publike, duke e vlerësuar si të dëmshme për ekonominë e Kosovës.
Kukulla në kokat e të cilave ishin vendosur fotografitë e liderëve kryesor të shtetit dhe disa fjali shpjeguese, kanë qenë pjesë e performancës të aktivistëve të "Vetëvendosjes", të cilët në qendër të Prishtinës i kanë nxjerr në shitje presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe disa ministra, si dhe drejtorin e AKP-së, Dino Asanaj.