E Diel, 1 Nëntor 2026

2010-a, viti më i përgjakshëm i amerikanëve në Afganistan

Viti 2010 është viti më i përgjakshëm i ushtarëve amerikanë në Afganistan, gjë që tregon intensifikimin e rebelimit të talebanëve. Sipas një bilanci të AFP-së vetëm në tetë muajt e parë të vitit janë vrarë 323 ushtarë amerikanë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vrarë gjashtë ushtarë amerikanë(i gjashti i konfirmuar sot), ndërsa në harkun kohor të pesë ditëve janë vrarë plot 23 ushtarë amerikanë.

Që prej fillimit të vitit 2010 në Afganistan janë vrarë 490 ushtarë të NATO-s, 323 prej të cilëve amerikanë. Ky është viti më i përgjakshëm për forcat amerikane pas atij të 2009-ës gjatë të cilit u vranë 317 ushtarë amerikane nga 521 ushtarë të NATO-s të cilët humbën jetën në luftë me talebanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›