E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen emigrantët, radhë në kufi e porte

Afrimimi i festave të fundvitit ka filluar të shënoje edhe kthimin e emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kane hyrë në territorin e shtetit shqiptar 4500 shtetas dhe 1250 automjete. Aktualisht situata paraqitet e qetë ndërkohë që drejtoria e kufirit dhe migracionit ka marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin që mund të krijohet. E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën kufitare të Kapshticës ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në shtetin shqiptar 6000 persona dhe 1200 mjete. Ndërkohë që si pasojë e fluksit të madh të emigrandëve në palën greke janë shënuar radhe te cilat shkjojne deri në 1 kilometra. Burime nga kjo doganë kanë bërë të ditur se pala greke ka hapur vetem 2 sportele ndërsa nga pala shqiptare janë hapur 6 të tillë. Ardhja e emigrantëve është ndier edhe në Durrës.Porti më i madh i vendit, ka nisur të përballet me fluksin e madh të udhëtarëve.Mëngjesin e sotëm janë ankoruar në port 5 tragete me rreth 5 mijë e 500 udhëtarë dhe rreth 2 300 automjete, duke shënuar një numër rekord të udhëtarëve që kthehen në vendin tonë për festat e fundvitit . Edhe pse, për ti praprirë këtij fluksi Autoriteti Portual në Durrës ka marrë të gjitha masat, mëngjesin e sotëm janë parë rradhë të gjata në përpunim që shkonin deri në dy orë. Pas zbarkimit të pesë tragete, pritet të mbërrijnë dhe pesë të tjërë pasditen e sotme. Duke e çuar numrin e udhëtarë që futen ne vendin tonë brenda 12 orëve te fundit në 11 600 mijë udhëtarë si dhe 5 500 automjete. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kufirit , bëjnë të ditur se gjatë këtij muaj pritet që në portin e Durrësit të kalojnë rreth 30 përqind më shumë udhëtarë se gjatë vitit të kaluar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›