E Diel, 1 Nëntor 2026

Kondolezza Rajs: Anëtarësimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO, faktor stabilizues për Ballkanin

Anëtarësimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO do të jetë një faktor stabilizues aq shumë të dëshirueshëm për Ballkanin në këto momente. Kështu është shprehur Sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs gjatë një konference për shtyp dhënë në Shtëpinë e bardhë përpara nisjes së saj për në Europë, për të marrë pjesë në Samitin e Aleancës Veri-atlantike në kryeqytetin rumun të Bukureshtit. “Anëtarësimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO do të jetë një faktor stabilizues aq shumë të dëshirueshëm për Ballkanin në këto momente. Unë mendoj se Maqedonia Shqipëria dhe Kroacia kanë dhënë prova të qarta të angazhimit të tyre përkrah aleancës duke asistuar në një sërë operacionesh paqeruajtëse. Dhe unë do të ndihesha shumë e hidhëruar nëse ky shans do të lihej të sfumohej, ndaj shpresoj që të gjitha vendet anëtare do të jetë të arsyeshme dhe do të pranojnë këto 3 vende. E pyetur në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, për të cilin Greqia ka kërcënuar se do të përdorë në samit veton, kryediplomatja amerikane tha se për këtë problem është angazhuar ndërmjetësi Matt Nimetzm, i cili disa javë më parë drejtoi negociatat mes Shkupit dhe Athinës në Nju Jork për arritjen një kompromisi. “Unë mendoj se duhet që të ketë tolerancë përderisa kemi të bëjmë me një çështje që ka mbetur që nga lashtësia në raport me rëndësinë që ka për Maqedoninë dhe vetë aleancën anëtarësimi i Maqedonisë në NATO” - deklaroi
zonja Rajs.
Ramsfeld: Vendet e A3 të anëtarësohen në NATO/Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld bën thirrje që NATO-ja të ftojë pa mëdyshje në gjirin e saj Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë. Ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld i bën thirrje Natos të pranojë Treshen e Adriatikut. Në një artikull të botuar në gazetën “Wall Street Journal”, ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld bën thirrje që NATO-ja të ftojë pa mëdyshje në gjirin e saj Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë. “Shqipëria ishte mes vendeve të para që dërgoi trupa në Irak në vitin 2003. Tani, pas 5 vjetësh, ajo synon të jetë mes vendeve të fundit që do të largohen” shkruan z. Rumsfeld. Duke folur për mosmarrëveshjet Greqi-Maqedoni rreth çështjes së emrit, ish Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld thotë se e ardhmja e aleancës transatlantike dhe besueshmëria e saj janë tepër të rëndësishme për t’u ndikuar nga mosmarrëveshje të ngushta rreth emërtimeve apo nga taktika frikësimi që do t’i shkonin më tepër për shtat shekullit të kaluar. Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, thotë Ramsfeld në artikullin e tij, nuk janë vende të mëdha, por ndihmesa që ato do t’i jepnin NATO-s do të ishte shumë më e madhe në raport me përmasat e tyre.
Lugar dhe Voinovich rezolutë në Kongres në mbështetje të “A3”/Dy senatorët amerikanë Richard Lugar dhe George Voinovich paraqitën në Senatin Amerikan rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO. Në Rezolutë thuhet se nëpërmjet saj shprehet mbështetje e fuqishme për vendet aspirante të Kartës së Adriatikut për marrjen e ftesës për NATO. Rezoluta i është paraqitur Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan. Në këtë dokument edhe një herë shprehet fuqishëm mbështetja e Senatit për tre vendet e Kartës së Adriatikut (Shqipëri, Maqedoni dhe Kroaci) në marrjen e ftesave për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit më 2-4 prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›