Brukseli: Reformat e Berishës, shembull frymëzimi për Ballkanin
Shqipëria së bashku me Malin e Zi janë cilësuar nga Bashkimi Europian si shembuj frymëzimi në drejtim të progresit të reformave, për vendet e tjera të rajonit që aspirojnë një ditë të integrohen në familjen e madhe Europiane. Në përfundim të samitit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Brdo të Sllovenisë, krerët e diplomacisë së vendeve anëtare, kanë nënshkruar një deklarate në një cilën ritheksojnë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Në deklaratë, presidenca nënvizon se është në interesin e përbashkët që këto vende të procedojnë me shpejtësi me reformat politike dhe ekonomike, njohjen dhe mbrojtjen e pakicave etnike. “Progresi i shënuar së fundmi nga Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të njihen dhe të përbëjnë shembull frymëzimi për vendet e tjera të rajonit. Në mënyrë që të mbërrihet në fazën tjetër të marrëdhënieve me Bashkimin Europian, të gjitha vendet kandidate duhet që të përshpejtojnë implementimin e Marrëveshjes së Ndërmjetme si dhe shënojnë përparim të mëtejshëm në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në administratën publike dhe sistemin gjyqësor” - thuhet në deklaratën përfundimtare. Pavarësisht përparimeve sfidat kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor sipas BE-së mbeten intensifikimi bashkëpunimi rajonal në fushën e energjisë dhe transportit, duke përfshirë këtu edhe nënshkrimin e Traktit të Përbashkët për Transportin, si dhe një bashkëpunim i ngushtë në fushën e emergjencave civile. Dokumenti gjithashtu përmend faktin që për 5 vende të rajonit, Brukseli ka çelur negociatat për liberalizimin e plotë të regjimit të vizave, ku përforcimi i kufijve dhe luftës ndaj trafiqeve ilegale mbeten thelbësore. Mes gjithë vendeve aspirante Kroacia shihet më afër anëtarësimit të shpejtë. Madje sipas kreut të Komisionit për Zgjerimin në BE, Olli Rehn kjo mund të ndodhë pas 2 vjetësh. Bosnjë-Hercegovina është pranë nënshkrimit të MSA-së me unionin, ndërsa reforma në polici është shembulli i parë i asistencës europiane në këtë drejtim. Ndërkaq Serbia vlerësohet se mund të shpejtojë edhe më tej avancimin drejt BE-së, duke përfshirë edhe mundësinë e fitimit në një kohë jo shumë të largët edhe të statusit të vendit kandidat, megjithatë theksohet se më parë se të arrihet në këtë pikë lidershipi politik në Beograd, tani dhe në ardhmen duhet që të “konformojë perspektivën e saj europiane përmes përmbushjes së kushteve të mbetura para se të siglohet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, proces që ka filluar në nëntorin e kaluar. “Është veç të tjerash thelbësore që Serbia të respektojë rekomandimet e mëparshme që kanë të bëjnë me heqjen dorë nga retorika që krijon ose shton tensionet, stabilitetin e sigurinë në rajon”- citohet në deklaratën e përbashkët. Përsa i përket shtetit të ri të Kosovës, BE vë në dukje se përveç njohjes së aktit të pavarësisë, do të vazhdojë që të bashkëpunojë me të dhe aktorët e tjerë në rajon për të ruajtur stabilitetin. Kosova, theksohet ka një perspektivë të qartë europiane, në një kohë që integrimi i saj në nismat rajonale tashmë në zhvillim, cilësohet si jetik”.
Rehn: Shqipëria të përmbushe detyrimet që rrjedhin nga MSA/Komisioneri europian e ka bërë këtë deklaratë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, ku diskutohet perspektiva e anëtarësimit të vendeve ballkanike. Viti 2008 është vendimtar për shtetet ballkanike, përfshi dhe Shqipërinë. Kështu ka deklaruar komisioneri evropian per zgjerimin, Oli Rehn në ditën e parë të takimit të ministrave të jashtëm të BE, që mbahet në Berdo të Sllovenisë. Rehn i bëri thirrje Shqipërisë të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim-Asocimit. Sipas Rehn vendi që e ka të sigurt anëtarësimin që në vitin 2010 është Kroacia, e cila do të jetë dhe anëtarja me e re dhe me e afërt e BE. Me Maqedoninë pritet të fillojnë negociatat e anëtarësimit. Edhe Malit të Zi së shpejti do t’i jepet statusi i kandidatit. Shtetet e tjera, sipas Rehn ndodhen ende në hapat e parë të anëtarësimit. Në lidhje me Serbinë, Oli Rehn tha se ekziston një plan për heqjen e vizave, veçanërisht para zgjedhjeve të përgjithshme që zhvillohen atje më 11 maj. Por kjo bëhet vetëm për të ndihmuar partitë pro europiane në Beograd që të fitojnë zgjedhjet, dhe nuk do të thotë se do të ketë heqje automatike të vizave. Për këtë Beogradi duhet të plotësojë një sërë kushtesh. E ndërsa në ditën e parë u fol për të ardhmen e Ballkanit në BE, në ditën e dytë, pikërisht këtë të shtunë diskutohet Kosova dhe gjendja ne veriun e saj.