Konf. e gjyqtarëve, Berisha: Ju keni bërë drejtësi. Beçaj: Mbrojtja e pavarësisë, sfidë
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Shpresa Beçaj, organizoi pasditen e sotme pritjen zyrtare në Hotel Rogner, në prag të çeljes së punimeve të Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore.
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Gjykatës së Lartë theksoi se sfIda e gjyqësorit mbetet mbrojtja e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe gjyqtarëve.
Sipas Beçaj, një gjyqësor funksional kërkon bashkëpunim me pushtetet e tjera.
Berisha-gjyqtarëve: Ju keni bërë drejtësi
Konferenca e kryetarëve të gjykatave u përshëndet edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili përfitoi nga rasti për të shprehur vlerësimin e tij për trupën e Gjykatës së Lartë shqiptare. Sipas kryeministrit Berisha, me vemdimet e gjyqtarëve, shoqëria shqiptare është bërë me e lirë dhe më e sigurt.
“Ju keni bërë drejtësi. Një shoqëri e lirë bazohet mbi të gjitha në lirinë dhe paqen, por liria dhe paqja kanë për garant kryesor një sistem drejtësie të konsoliduar. Me të drejtë thuhet se paqja nuk ka të kundërt luftën, por mungesën e drejtësisë. Nuk mund të ketë shtet ligjor pa vendimet tuaja të drejta dhe zbatimin e tyre.”- u shpreh kryeministri.
Më tej shefi i qeverisë theksoi se gjykatësit shqiptarë janë përballur me vështirësi të shumta, “por kanë bërë të mundur që vendi sot të ketë një sistem drejtësie të respektuar, depolitizuar dhe të përgjegjshëm.”
Kryeministri sguroi kryetaren e Gjykatës së Lartë se qeveria është e vendosur për të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për të siguruar pavarësinë e gjykatave dhe të krijojë kushtet optimale për veprimtarinë e tyre.
Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore (14-16 maj)
Shqipëria është vendi i parë që çel punimet të hënën në Tiranë të Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore, e cila do t'i kushtojë vëmendje disa prej çështjeve dhe problemeve më kryesore me të cilat përballet aktualisht drejtësia dhe gjyqësori.
Kjo konferencë është nismë e Institutit CEELI, me seli në Pragë, por duke parë interesimin dhe përfitimin e vendeve pjesëmarrëse prej saj, kryetarët e Gjykatave të Larta të 14 shteteve vendosën unanimisht që kjo konferencë të organizohet çdo vit në një nga vendet pjesëmarrëse.
Në mbështetje të këtij vendimi Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e kësaj Konference dyditore (14-16 maj), e cila do të përshëndetet dhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, nga Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Qarkun e Dytë, John M. Ëalker Jr, si dhe nga Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Qarkun e Nëntë, J. Clifford Ëallace.
Në Konferencë marrin pjesë Kryetarët e Gjykatave të Larta të Shqipërisë, Azerbajxhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Sllovakisë, Ukrainës dhe gjyqtarë e juristë të shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(er.nu/BalkanWeb)