Konferenca Gjyqesore zgjedh nente anetare te KLD-se
Konferenca Gjyqesore Kombetare eshte e parashikuar ne Kushtetute si organi qe zgjedh 9 anetare te KLD-se te cilet jane gjyqtare te te gjitha niveleve neni 147/1 i Kushtetutes Keshilli i Larte i Drejtesise perbehet nga Presidenti i Republikes kryetari i Gjykates se Larte ministri i Drejtesise 3 anetare te zgjedhur nga Kuvendi si dhe 9 gjyqtare te te gjitha niveleve te cilet zgjidhen nga Konferenca Gjyqesore Kombetare. Anetaret e zgjedhur qendrojne ne detyre per 5 vjet pa te drejte rizgjedhjeje te menjehershme.
Ne perputhje me kete percaktim kushtetues ligji organik per Keshillin e Larte te Drejtesise nr. 8811 date 17.5.2001 ka parashikuar kriterin baze per zgjedhjen e ketyre anetareve neni 4/1 i ligjit Anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise qe zgjidhen nga Konferenca Gjyqesore Kombetare duhet te jene gjyqtare prej jo me pak se prej 10 vjetesh.