Zgjedhja e anetareve te KLD-se brenda kritereve kushtetuese
Pese anetaret me te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise plotesojne kriteret per tu zgjedhur ne keto poste. Ne kete perfundim ka mberritur KLD-ja e cila me kete rast ka legjitimuar keshtu mandatet e anetareve te rinj te tij te cilet u zgjodhen disa dite me pare nga Konferenca Gjyqesore Kombetare e mbledhur pas me shume se dy vjetesh. Burime zyrtare nga Keshilli i Larte i Drejtesise bene te ditur per Shqip se ne mbledhjen e zhvilluar u verifikuan te dhenat profesionale te 5 anetareve te rinj te dale nga radhet e gjyqesorit pas zgjedhjeve te organizuara ne Konferencen Gjyqesore Kombetare. Sipas KLD-se gjyqtaret e shpallur fitues ne keto zgjedhje jane plotesisht brenda kritereve kushtetuese.
Te mbledhur ne Tirane pak kohe me pare ne Konferencen Gjyqesore Kombetare me shume se 300 gjyqtare nga i gjithe vendi arriten te zgjedhin pas nje debati maratone 5 perfaqesuesit e tyre te rinj ne Keshillin e Larte te Drejtesise duke plotesuar vendet vakante te mbetura ne kete keshill. Nderkohe dje KLD-ja certifikoi zgjedhjet ne Konferencen Gjyqesore Kombetare pasi ato u realizuan me ane te vetorganizimit te komunitetit te gjyqtareve sepse mungon ligji i posacem per organizimin e konferences.
Konferenca Gjyqesore zgjodhi ne mes te muajit qe shkoi pese anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise Dritan Hallunaj Tritan Hamitaj Flamur Kapllani dhe Ilir Mustafaj nga Gjykatat e Faktit dhe Besnik Ymerajn nga Gjykata e Larte.
Gjate punimeve te Konferences se Gjyqtareve mes shume debatesh u vendos per menyren se si do te perzgjidhen anetaret e rinj ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Kater nga anetaret u vendos qe do te vijne nga Gjykata e Shkalles se pare ndersa vetem nje prej tyre do te jete nga Gjykata e Larte.
Kerkesa qe anetaret e rinj te ishin nga Gjykata e Apelit shkaktoi shume debate ndersa me votim u vendos qe nga kjo e fundit te mos kishte asnje kandidature duke bere qe automatikisht nga gara te perjashtoheshin 5 kandidate.