Rastet e Priftit dhe Vokshit ende nen hetim
Vec rasteve te kallezimeve prokuroria ka nisur verifikimin e te gjitha rasteve te tjera te hetuara e te verifikuara nga ILDKP-ja pavaresisht se nuk jane kallezuar penalisht. Megjithate prokuroria ka mundur te dergoje deri tani vetem dy ceshtje ne prokurori pasi te tjerat jane ne proces. E njejta situate sipas prokurorise ka ndodhur edhe per dosjet e deklarimit te pasurise se ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe deputetes Albana Vokshi nderkohe qe nuk kane munguar edhe dosjet e zyrtareve te tjere. Sipas te dhenave keto dosje do te verifikohen dhe nese do te rezultojne elemente te vepres penale atehere do te kerkohet imuniteti i ish-ministrit Prifti i cili eshte edhe deputet i Kuvendit te Shqiperise per te filluar procedim penal per kete ceshtje. Veprimet e ndermarra nga ana e ILDKP-se erdhen per shkak te dyshimeve te arsyeshme nga ana e inspektoratit per menyren e pasurimit te ish-ministrit. ILDKP-ja u shpreh ne ate kohe se ka krijuar dyshime te arsyeshme se nga ana e Priftit dhe nga personi i lidhur me te sic eshte deklaruar ne tabele i cili eshte gjobitur jane kryer veprime te kunderligjshme. Por kjo tashme mbetet per tu verifikuar nga organi qendror i akuzes per te pare nese ka veper penale. Per kete Dritan Prifti eshte gjobitur me 300 mije leke gjobe per shkak te konfliktit te interesave si minister ne emerimin e shtetasit Rasim Hamzaraj me 23.09.2009 si anetar i Keshillit Mbikeqyres se OST-se duke qene se ai konsiderohej person i lidhur me subjektin pasi kishte ne administrim kapitalet e bashkeshortes se subjektit Prifti pak dite para emerimit me 10.09.2009. Nga ana tjeter ILDKP-ja ka derguar ne prokurori edhe deputeten Albana Vokshi per shkak te mosdeklarimit te pasurise se bashkejetuesit te saj Arian Tartari. Por ILDKP-ja nuk mund te ndermarre masa te metejshme duke ia kaluar keto dosje Prokurorise se Pergjithshme.