E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska liri per Delijorgjin e Pinarin

Vendimi Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen e avokateve mbrojtes per lirimin e te pandehurve te Gerdecit

Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranes i ka thene jo lirimit nga paraburgimi te tre te akuzuarve kryesore te dosjes Gerdeci. Togat e zeza i kane dhene keshtu pergjigje negative kerkeses se avokateve mbrojtes per lirimin e te pandehurve per ceshtjen e Gerdecit shtetasve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Gjeci. Avokatet kishin pretenduar ne kerkesen e tyre se afatet e paraburgimit per tre personat qe po mbahen ne gjendje arresti prej 17 marsit 2010 kane perfunduar per shkak te zvarritjes se procesit gjyqesor i cili jo ne pak raste eshte shtyre edhe per shkak te mungeses se avokateve. Seancat e kaluara gjykata kerkoi kohe per te kryer llogaritjen dhe se do ta jepte vendimin me 6 dhjetor. Seancen e kaluar perfaqesuesit e akuze thane se dosja penale ndaj 28 te pandehurve mes tyre edhe shtetasit Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari eshte dorezuar prane kesaj gjykate me 11 qershor 2009. Qe nga ajo date e deri me tani jane bere 12 muaj por te pandehurve ne shume seanca gjyqesore u jane pezulluar keto afate per shkak te mungeses se paarsyeshme te avokateve mbrojtes ne seanca gjyqesore. Gjithashtu nuk mund te njihet data e dorezimit te dosjes ajo e dorezuar prane Gjykates se Larte. Me kete argument prokuroria kerkoi rrezimin e kerkeses se avokateve. Ne vendim e dhene dje togat e zeza u shprehen se nga llogaritjet e saj ka rezultuar se koha e paraburgimit eshte brenda afateve pasi numerimi fillon ne qershor 2010 dhe jo ne muajin mars 2010 kur dosja u depozitua ne Gjykaten e Larte.

Kreu i trupit gjykues deklaroi se numerimi i afateve hetimore fillon ne momentin kur dosja u depozitua ne kete gjykate pas dergimit te fashikullit nga Gjykata e Larte. Pas vendimit avokatet qe perfaqesonin te pandehurit u larguan menjehere nga salla e gjyqit ne shenje proteste per vendimin sipas tyre te gabuar nga gjykata.

Mihal Delijorgji ndertues i fabrikes se Gerdecit Ylli Pinari ish-drejtor i MEICO ndermarrje shteterore e armeve dhe Sokol Gjeci ish-mbikeqyres ne Gerdec akuzohen per vrasje masive ndaj me shume se dy personave. Prokuroria i akuzon se jane pergjegjesit kryesore per tragjedine e 15 marsit 2008 ne Gerdec ku viktima mbeten 26 persona ndersa u plagosen qindra te tjere ndersa shume banesa e biznese u demtuan e shkaterruan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›