Konferenca Nderkombetare per Arsimin ne Shqiperi rruga drejt progresit
Përpjekjet e qeverisë “Berisha” që nga viti 2005 e deri më tani në përmirësimin dhe arritjen e standardeve në sistemin arsimore u radhitën në një listë të gjatë nga ana e Kryeministrit gjatë konferencës ndërkombëtare arsimore. Në vlerësimin e kreut të ekzekutivit është mjaft e rëndësishme rendja pas cilësisë, edhe pse mund të jetë e vështirë, sipas tij, kjo është krejtësisht e mundshme.
“Asgjë nuk përcakton më shumë të ardhmen ndërtimin e saj, se edukimi, arsimi, shkollimi i të rinjve. Që në mandatin e parë qeveria ka shpallur edukimin si përparësi e të gjithë përparësive për zhvillimin e vendit. Për këtë arsye, buxheti për këtë sektor jetik të një rëndësie përcaktuese për zhvillimin e vendit, së bashku me pjesëmarrjen e sektorit privat nga 2005-2012, është dyfishuar. Si asnjë vend tjetër në këtë hark kohor të shkurtër kemi ngritur rrogat nga 120-15- për qind, duke mos pasur sot asnjë kërkesë për ikjen e tyre nga ky sistem”, vuri në dukje Kryeministri.
Sipas shefit të qeverisë, është bërë dhe do të vijohet me përmirësim i kurikulave të mësuesisë, si dhe në modernizimin e mjeteve të mësimdhënies.
Por nga ana tjetër, Berisha veçoi si porosi për Ministrinë e Arsimit pikërisht gjuhën shqipe.
“Në themel të kemi gjuhën shqipe dhe matematikën. Gjuhën tonë ta vëmë në piedestalin saj në gjithë sistemin arsimor, për shqiptarët gjuha është shtylla e identitetit kombëtar, pas geneve ata kanë gjuhën dhe më shumë se çdo komb tjetër duhet të përqendrohen në mësimin e saj, adaptohen metodat më të sprovuara në këtë drejtim dhe në tërësi mësuesit kanë një avantazh që shqiptarët e duan shumë gjuhën, duke e ndarë nga letërsia se ajo e gllabëron atë” deklaroi Kryeministri.
Njëkohësisht një tjetër porosi ishte dhe adoptimi i procedurave për mësimin sa më shpejt të gjuhës kineze në shkollat shqiptare.
“Duhet të bëjmë gjithçka që gjuhët e dyta në shkollat tona të kenë të njëjtën peshë dhe të inkurajohen edhe më tej. Të merren masa për gjuhën kineze e cila po merr peshë më të madhe në shkencë dhe në teknologji në botë dhe në Evropë. Gjithashtu duhet të rendim pas cilësisë. Kjo është e vështirë por plotësisht e mundshme. Të shqyrtojmë të gjitha parametrat në universitetet tona duke filluar nga numri i pedagogëve për çdo nxënës. U bëj thirrje rektorëve që së bashku me ministrinë e arsimit të shqyrtojnë çdo lloj potenciali që ekziston për të rritur numrin e pedagogëve në universitet publike dhe private”, vuri në dukje Berisha.