E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nivelet e larta te mbrojtjes e sigurise

17 oficerë dhe funksionarë kanë marrë diplomat e kursit të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes. Kursi ka zgjatur 13 javë dhe në të kanë marrë pjesë nga Forcat e Armatosura të Kroacisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Forcat e armatosura të Shqipërisë dhe personel civil që punojnë në institucionet e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Në ceremoni ministri i Mbrojtjes Arben Imami, e konsideroi prioritet arsimin profesional ushtarak pasi sipas tij nëpërmjet këtij përvetësimi marrin jetë veprimtaritë e ushtrisë së një vendi, përmes paradigmave që ofrojnë për të interpretuar luftën dhe konfliktet e tjera.

Ministri Imami dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ndanë certifikatët përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›