E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriatik Llalla ne proven finale drejt postit te kryeprokurorit te ri

Kuvendi do të votojë sot dekretin e  Presidentit të Republikës për Adriatik Llallën kryeprokuror të Përgjithshëm.
Një dite më parë, në Komisionin e Ligjeve, ky dekret kaloi vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita sikundër kishte deklaruar në mbledhjen e saj të fundit të Grupit Parlamentar, abstenoi.
PS deklaroi se nuk është kundër kandidaturës, por kundër procesit te ndjekur nga kreu i shtetit për zgjedhjen e kryeprokurorit.
Vete Llalla, aktualisht kreu i ILDKP, duke e quajtur detyrën e re sfide dhe përgjegjësi të madhe ka garantuar se do te luftoj korrupsionin edhe brenda organit të akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›