E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca, Sllovenia ftese Thaçit si kryeminister

PRISHTINE-Kryeministri Hashim Thaçi ka marr ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet me 20 mars në Bërdo të Sllovenisë.
Ftesa e publikuar sot nga kabineti i kryeministrit Thaci është e nënshkruar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe në të zotit Thaci i drejtohen si: shkëlqesia e tij kryeministër i Kosovës.

Mediat serbe raportuan paraprakisht se Kosova në këtë takim do marr pjesë me mbishkrimin UNMIK-Kosovo.

Ndërkohë, dje, Presidenca e Kosovës, kishte reaguar ndaj paralajmërimeve të disa mediave serbe se, udhëheqësit kosovar kanë pranuar të udhëtojnë në konferencën në Bërdo me logon UNMIK/Kosovo. Zyra për informim e Presidencës reagoi duke sqaruar se Presidenti Sejdiu do të udhëtojë në Bërdo vetëm si President i Republikës së Kosovës dhe nën asnjë kusht tjetër.

Zyrtarisht, sot, kryeministri Thaçi, ka pranuar ftesën nga mikpritësit e kësaj konference si Kryeministër i Kosovës dhe jo nën logon UNMIK/Kosovo, siç kanë paralajmëruar dje mediat serbe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›