Konferenca e Gjyqësorit, ndërhyn Topalli
Në këtë takim, Kryetarja e Kuvendit konfirmoi qëndrimin e Kuvendit në mbështetje të plotë të autonomisë së Gjyqësorit.
“Pavarësia e pushtetit gjyqësor është kushti themelor për funksionimin e shtetit ligjor. Për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur tre të pestat për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të përcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të vet në KLD”, theksoi Topalli.
Sipas saj, të drejtat e Gjyqësorit për t’u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen nga askush. “Është në të drejtën e Gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD”, vijoi kryeparlamentarja.
Topalli shpjegoi se Kushtetuta përcakton që balanca e përfaqësimit në KLD në favor të Gjyqësorit, me anëtarë të zgjedhur rregullisht dhe që përfaqësojnë vullnetin e Trupës, është parim themelor i ngritjes dhe funksionimit të KLD-së.