PE dëshiron opozitën në Parlament
Në qendër të takimit, ishin proceset integruese evropiane nëpër të cilat po kalon rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe vendi ynë në veçanti, si dhe u vlerësua angazhimi i Qeverisë shqiptare për arritjen e standarteve të kërkuara në këtë proçes.
Meta nga ana e tij vuri në dukje se Qeveria shqiptare është e angazhuar seriozisht për realizimin e shpejtë të detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ai shtoi se mazhoranca, e vetëdijshme për rëndësinë dhe thellësinë e reformave integruese, ka mirëpritur dhe mirëpret kontributin e opozitës në Parlament
Albertini, duke vlerësuar punën dhe angazhimin për arritjen e standarteve, u shpreh se Shqipëria ka bërë progres sinjifikativ në këtë drejtim. Ai theksoi nevojën e normalitetit politik dhe shoqëror në vend, e cila buron nga zgjedhjet e 28 qershorit të cilat ishin me standarte demokratike.
Albertini tha më tej se Parlamenti Evropian mbështet integrimin evropian të Shqipërisë si dhe masat e marra nga Qeveria shqiptare. “Parlamenti Evropian kërkon t’a shohë në BE Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit dhe si hap të ndjeshëm në këtë drejtim, kërkon liberalizmin e shpejtë të vizave për qytetarët shqiptarë, të cilët meritojnë lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët e tjerë evropianë”, theksoi Albertini.