E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ndryshon kurs: Pranon “oponencë kolektive”

Për këtë aryse, në një pyetsor të shpërndarë për anëtarësinë e Partisë Socialiste, ëdhtë edhe pyetja: “A mendoni se duhet te institucionalizohet ‘E drejta për oponencë kolektive’ e organizuar në nivelin e organeve qendrore të Partisë?”

Duket se kundërshtitë e shumta që kanë bërë pesë deputetë dhe jo vetëm, të të ashtuquajturës “Lëvizje për mendime ndryshe”, kanë krijuar presion mbi kreun e kësaj partia. Figura me reputacion në PS, si Ben Blushi, Kastriot Islami, Arben Malaj, Andis Harasani, etj, kanë kundërshtuar vendimet e kryetarit Rama pas zgjedhjeve të qershorit.

Ata nuk janë përfshirë as në protestat e zhvilluara nga Rama për gjatë këtyre javëve. Deputetët e radhitur kundër kanë paralajmëruar se do të futen në Kuvend, nëse mandati i tyre është në rrezik të digjet për shkak të mos betimit si anëtar të Parlamentit të Shqipërisë.

Por nëse ata do të vendosin për të hyrë në Kuvend, ndryshe ngase ka vendosur Rama, atëherë mund të përjashtohen nga Partia. Kjo nuk do të ishte pozitive për partinë më të madhe në opozitë, pasi largimi i pesë deputetëve, dhe të një tjetri që tashmë është larguar (Shpëtim Idrizi), do të ulte reputacionin e saj.

Megjithëse, Edi Rama erdhi në krye të PS-së në vitin 2005, me një program të ri ku përveç të tjerash ishte edhe demokratizimi i brendshëm i partisë, katër vjet më vonë asgjë nuk ka ndryshuar në PS.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›