E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetareve/ Topalli Palet moren pergjegjesite e tyre

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot mes mazhorancës dhe opozitës në Konferencën e Kryetarëve për ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe shqyrtimin e ligjeve me 3/5.

Në një konferencë për shtyp, Kryeparlamentarja Topalli përgëzoi dy forcat politike të cilat sipas saj morën përgjegjësinë e tyre duke miratuar ngritjen e komisioneve.

“Dua të harroj debatin e 2 viteve dhe të përgëzoj palët që arritën të marrin përgjegjësitë e tyre dhe shpresoj që ligjet me 3/5 të shqyrtohen dhe të miratohen në kohën e duhur. Shpresoj që mirëkuptimi që është arritur sot do të jenë në themel të këtij komisioni” ka theksuar Topalli.

Topalli theksoi më tej se aktet e miratuara në Konferencën e Kryetarëve janë një sinjal i mirëpritur nga faktori ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›