Konferenca e kryetareve miratohen 3 komisionet
Mazhoranca dhe opozita kanë rëndë dakord për nisjen nga puna të reformës zgjedhore. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, është miratuar ngritja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Krerët e grupeve parlamentare kanë dhënë dakordësinë për nisjen sa më shpejt të ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, duke u bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ngritjen e një komisioni ad hoc parlamentar, për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.
Konferenca e krerëve të grupeve parlamentare ka miratuar edhe ngritjen e komisionit të tretë të përkohshëm parlamentar, i cili do të ketë si objekt të punës së tij, shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë votat e 3/5 të deputetëve.