Konferenca e Londrës

Gjatë disa viteve të fundit e kam vizituar
këtë rajon shumë herë. Unë kam parë përpjekjet e bëra nga Afganët, Pakistanezët
dhe komuniteti ndërkombëtar për të frenuar kryengritjet. Strategia e re
ushtarake do ta çojë këtë në një nivel tjetër. Por suksesi kërkon që të gjithë
ata që janë të përfshirë të lidhen pas një strategjie të qartë politike. Unë
shpresoj që Konferenca e Londrës do të jetë hapi i parë për arritjen e saj
Nga David
Miliband
Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe
2009-ta ishte viti më i përgjakshëm i
konfliktit në Afganistan. Mbretëria e Bashkuar humbi mbi 100 ushtarë, secila
prej tyre një tragjedi personale. Forcat e Sigurisë Kombëtare Afgane shënuan
gjithashtu humbje të rëndë dhe numri i civilëve të vrarë nga kryengritësit u
rrit. Por rreziqet janë të mëdha jo vetëm për personelin tonë që shërben atje
dhe popullin e Afganistanit, por edhe për sigurinë tonë kombëtare, për rajonin
e Azisë Jugore, dhe për kredibilitetin e Aleancës së NATO-s. Kjo është arsyeja
pse Qeveria Britanike ka ftuar mbi 70 vende dhe organizata ndërkombëtare të
enjten në Konferencën e Afganistanit në Londër.
Në vitet 90 keqqeverisja e Talibanit në Afganistan ofronte një strehë të
sigurt për Al Kaedën. Prej aty u planifikua dhe orkestrua mizoria më e keqe
terroriste e parë ndonjëherë. Qëllimi ynë sot mbetet ashtu siç ishte mbas 9/11
- të sigurohemi që Al Kaida të mos jetë më në gjendje të përdorë edhe një herë
Afganistanin si bazë për të sulmuar të pafajshmit nëpër botë.
Vitin e kaluar pamë zgjedhjen e një qeverie të re Afgane, një rifreskim të
strategjisë ushtarake dhe një angazhim për të rritur në 60.000 trupat
ndërkombëtare. Gjithashtu numri i Ushtrisë Kombëtare Afgane u rrit në 20.000.
Këto zhvillime janë të rëndësishme. Por kundër rebelimet, nuk fitohen
asnjëherë vetëm me mjete ushtarake. Politika është thelbësore: Qeveria Afgane
dhe aleatët e saj duhet të mobilizojnë të gjitha burimet e tyre sipas një
strategjie të qartë politike për të fituar mbështetjen e Afganëve të zakonshëm,
për të përçarë armikun, dhe për të inkurajuar fqinjët të bëhen pjesë e
zgjidhjes.
Konferencën e Londrës do të fokusohet në tre elemente kritike të një strategjie
të tillë politike: sigurinë, qeverisjen dhe zhvillimin, dhe marrëdhëniet
rajonale.
Shumica dërrmuese e Afganëve nuk duan që Talibanët të kthehen. Por ne duhet të
kapërcejmë frikën Afgane se bashkësia ndërkombëtare do të largohet para se
Forcat e Sigurisë Kombëtare Afgane mund të sigurojnë mbrojtje nga ndëshkimi i
Talibanëve. Është kjo që ndalon njerëzit e zakonshëm të informojnë mbi
kryengritësit mes tyre.
Që nga viti 2007, bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në trajnimin dhe mbikëqyrjen
e Ushtrisë Kombëtare Afgane dhe Policisë (UKA dhe PKA). Së bashku këto krahë të
forcave të sigurisë tani numërojnë pothuajse 200.000. Deri në tetor 2010, UKA
do të jetë ketë 134.000, dhe PKA 109.000, por duhen më tepër. Delegatët në
Konferencën e të enjtes do të interesohen që qeveria Afgane të rekrutojë policë
dhe ushtarakë shtesë. Gjithashtu më shumë përkrahje ndërkombëtare është e
nevojshme - Misioni trajnues i NATO-s aktualisht ka një mungesë prej 1.600
trajnerësh.
Konferenca do të marrë gjithashtu në konsideratë se si do të zhvillohet në të
ardhmen roli i forcave ndërkombëtare dhe afgane. Gjatë rritjes dhe stabilizimit
të Forcave të Sigurisë Kombëtare Afgane, ata do të duhet të marrin përsipër situatën
në çdo rreth, krahinë apo provincë, do marrë përgjegjësi për sigurinë kur
kushtet e nevojshme të jenë plotësuar, sikurse tashmë ka bërë në Kabul. Dhe ne
shpresojmë që konferenca do të ndihmojë në gjetjen e fondeve ndërkombëtare për
një program riintegrues të udhëhequr nga Afganët sepse, ndërsa presioni
ushtarak intensifikohet, disa kryengritës do të rivlerësojnë aleancat e tyre.
Nëse duam të integrojmë ish-luftëtarët në mënyrë permanente në jetën normale
Afgane, atëherë është nevoja për një program që ofron alternative reale të
punësimit.
Popullit afgan nuk është i uritur vetëm për siguri, por edhe për një bazë të
shëndoshë qeverisje dhe zhvillimi. Qeverisja vendore dhe krahinore është e
kronikisht e dobët. Më pak se një e katërta e 364 qeveritarëve të Afganistanit
kanë energji elektrike dhe disa marrin vetëm gjashtë dollarë në muaj për
shpenzime. Talibanët janë duke u përpjekur që të shfrytëzojnë këtë boshllëk
duke caktuar qeveritarë hije, duke kërkuar me forcë taksat, dhe duke zbatuar
një formë brutale të drejtësisë.
Është në dorë të Afganëve të vendosin si të drejtojnë vendin e tyre, por
komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojë mbështetje, këshilla dhe financim.
Konferenca në Londër do të konsiderojë mënyrën se si të ndërtohet qeveria
vendore, dhe të përmirësohet procesi për zgjedhjet e ardhshme. Bashkësia
ndërkombëtare do të kërkojë nga presidentit Karzai që premtimet për të luftuar
korrupsionin ti kthejë në veprime serioze. Do përqendrohemi në asistencë
zhvillimi, për shkak se Afganëve i duhen shkolla, rrugë dhe mbështetje
bujqësore për të krijuar vende pune dhe për të siguruar punësim alternativ nga tregtimi
i drogës apo rebelimi.
Elementi i fundit është rajonal. Pakistani është prioritet; militantët kanë
kaluar lirisht për shumë kohë gjatë të gjithë kufirit prej 1.600 milje midis dy
vendeve. Por të gjithë fqinjët e Afganistanit janë të prekur nga droga,
terrorizmi dhe emigracioni që kalojnë kufijtë e tyre, dhe të gjithë janë të
interesuar në stabilitetin e vendit.
Megjithatë, historia ka ushqyer dyshime dhe, për një kohë të gjatë Afganistani
ka qenë një fushë shahu, në të cilën janë luajtur luftërat e të tjerëve.
Krijimi i besimit do të kërkojë kohë, por është me rëndësi jetike për
marrëdhënie më konstruktive. Kjo është arsyeja pse të gjithë lojtarët kryesorë
do të jenë në Londër, dhe pse, qeveria Turke po organizon një mbledhje
paraprake të fqinjëve të Afganistanit, për të zhvilluar ide për përmirësimin e
bashkëpunimit rajonal.
Gjatë disa viteve të fundit e kam vizituar këtë rajon shumë herë. Unë kam parë
përpjekjet e bëra nga Afganët, Pakistanezët dhe komuniteti ndërkombëtar për të
frenuar kryengritjet. Strategia e re ushtarake do ta çojë këtë në një nivel
tjetër. Por suksesi kërkon që të gjithë ata që janë të përfshirë të lidhen pas
një strategjie të qartë politike. Unë shpresoj që Konferenca e Londrës do të jetë
hapi i parë për arritjen e saj.