E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania Merkator shet aksione

Lubjanë, 27 Janar NOA - Kompania Merkator e
cila ka hapur para pak muajsh edhe në Shqipëri një hipermarket, ka nxjerrë në
shitje aksione të saj në Slloveni. Në prezantimin për blerësit e interesuar në
Lubjanë, mbrëmje e organizuar nga Arkas, kompani kjo konsulente për këtë lloj
të transaksioneve, u paraqitën 50 kompani të interesuara, në mesin e të cilave
Tesko, Delta, kompania amerikane Volmart, Kerfor, si dhe Agrokori kroat dhe
holdingu Adris.

Sistemi afarist Merkator shet 36 për qind të aksioneve, që momentalisht janë në
pronë të gjashtë bankave sllovene, bëri të ditur gazeta e përditshme sllovene,
Finance.

Afati përfundimtar për dorëzimin e letrës së qëllimeve është 8 shkurti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›