Francë, ndalohet me ligj mbajtja e perçes në mjediset publike

Paris, 27 janar, NOA Gratë myslimane nuk
duhen lejuar që të mbajnë perçe në mjediset publike franceze si shkolla,
spitale apo transport publik. Një masë e tillë është rekomanduar nga një
komision parlamentar në Francë, sipas të cilit duhen ndaluar të gjitha ato gra
që ndërmarrin të tilla "praktika fetare radikale". Anëtarët e tij kanë
rekomanduar nga ana tjetër që të gjithë ato gra që mbajnë perçe e në tërësi, të
gjithë ata që shfaqin masa fetare ekstreme, të mos kenë të drejtë për të
përfituar lejen e banimit apo të drejtën e qytetarisë në Francë.
Raporti në fjalë thekson se t'u kërkosh grave
të mbulojnë fytyrën, bie ndesh me parimet republikane franceze të barazisë.
Ministria e Brendshme franceze bëri të ditur
se vetëm 1.900 gra në Francë veshin veshjen e plotë të mbulimit të kokës dhe
trupit, ndërsa në këtë vend jetojnë plot pesë milionë myslimanë, numri më i
madh i kësaj popullsie në Evropën Perëndimore.
n.e/NOA