E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit, mesim me tekste italiane

Luljeta Ndoka

Hartuesit shqiptare te teksteve me sa duket nuk jane ne lartesine e duhur per ta kryer nje gje te tille, ndaj edhe eshte kerkuar ndihma e te huajve. Skandali mesohet vetem 4 muaj para fillimit e vitit te ri shkollor, kur shkollat duhet te kishin filluar tashme te perzgjidhnin tekstet alternative. Sikurse behet e ditur nga Ministria e Arsimit, tekstet e shkencave ekzakte do te merren te gatshme nga tekstet italiane, sigurisht pasi te perkthehen.

Skandali

Tekstet shkollore te shkencave ekzakte nuk do te hartohen nga hartuesit shqiptare, sic eshte bere deri tani, por do te perkthehen nga tekstet italiane. Kimia, Biologjia, Shkenca e Tokes dhe Fizik, jane 4 tekstet e autoreve te huaj te cilet do te mesohen edhe nga nxenesit shqiptare. Kete projekt, Ministria e Arsimit fillimisht do ta zbatoje ne vitin e pare te gjimnazit. Sikurse mesohet, tekstet e marra nga Italia nuk do te kene libra te tjere konkurrente ne treg. Drejtues te Ministrise kane shpjeguar edhe motivet, pse zgjodhen tekstet italiane per t'u mesuar nga nxenesit shqiptare. Keshtu, projekti ne fjale do te nderprese per nje vit reformen e shumeperfolur te Altertekstit. Ministria e Arsimit dhe e Shkences pranon se tekstet e autoreve shqiptare nuk kane cilesine e duhur. "Ato jane me probleme, e deri dhe gabime shkencore", reagon Ministria e Arsimit. Ekskluzivitetin e ketyre teksteve, e kane marre shtepite botuese shqiptare. Ato do te bejne vetem perkthimin, ndersa forma dhe permbajtja e librit nuk ndryshon. Nderkaq, mesohet se keto tekste do te kene cmime te njejta me librat shqiptare.

Reagimi

Ky eshte vendimi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, i cili ka shkaktuar jo pak reagime nga Shtepite Botuese. Ato parashikojne se do te krijohet nje situate kaotike, per shkak se nxenesit shqiptare do te njihen me emra dhe vende qe nuk i kane degjuar kurre me pare. Deri tani, tekstet shkollore vertet mbeshteteshin ne tekste te huaja, por ama ato pershtateshin me shembuj nga Shqiperia. Keshtu, kur nxenesit te lexojne shembuj konkrete te ushtrimeve apo situatave, do te perballen me emra apo vende te shtetit prej nga eshte perkthyer libri. Kjo do te vleje vetem per lendet e shkencave natyrore, si: Kimia, Biologjia, Fizika, Matematika, etj. Ne kete menyre, sipas vendimit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, lendet ekzakte qe do te kene ne dore kete vit gjimnazistet do te jene te perkthyer. Behet fjale per gjimnazistet e vitit te pare, te dyte dhe te trete, te cilet preken nga reforma e re, kur shkolla e mesme nuk eshte me 4-vjecare por 3-vjecare dhe tekstet e tyre do te hidhen kete vit shkollor per here te pare ne treg. Ministria e Arsimit ka deklaruar se kete vit tekstet e shkencave natyrore do te pershtaten nga tekstet mesimore me te cilet punohet ne Evrope, variant ky qe eshte kundershtuar nga hartuesit e teksteve shkollore.

Specialistet:

Problemet qe vijne nga kjo reforme

Sipas Ministrise se Arsimit duke qene se formulat e Matematikes apo ligjet e Fizikes jane njesoj ne te gjithe boten, eshte menduar qe kete vit keto tekste te mos kene si autore, hartuesit shqiptare te librave shkollore, por ata do te perkthehen. Por, kjo pritet te shkaktoje probleme duke qene se ne vendet e tjera ka disa njesi matese qe ne nuk i kemi, per shembull njesia "inc". Sipas MASH, gjithcka behet ne kuader te reformimit qe ka perfshire sistemin tone arsimor parauniversitar dhe keshtu te gjithe ata nxenes qe ne shtator 2009 do te futen ne vitin e pare te shkolles se mesme do te kene nje tekst te perkthyer. Mirepo ky vendim nuk eshte mirepritur nga hartuesit e teksteve shkollore, te cilet shprehin dyshimet e tyre per menyren se si Ministria e Arsimit ka vendosur te zgjidhe kete ceshtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›