E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, 1.2 miliarde euro ne 2008

Per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte, sektori i turizmit zuri vendin e pare ne vitin 2008. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise per zhvillimet ne tregtine e jashtme gjate vitit qe shkoi, prurjet nga turizmi arriten 1 miliarde e 119 milione euro duke shenuar nje bilanc pozitiv ne kete sektor prej 140 milione eurosh, pasi shqiptaret harxhuan ne udhetimet e tyre jashte, po per turizem 1 miliarde e 50 milione euro ose 14 per qind me shume se vitin qe shkoi. Te ardhurat nga turizmi sipas Bankes Qendrore, shenuan nje vlere rreth 20 per qind me te larte se ne vitin 2007. Rritja e te ardhurave gjate vitit 2008, ka ardhur kryesisht si pasoje e rritjes se numrit te vizitoreve te huaj dhe te emigranteve. Ne kete rritje, sipas Bankes se Shqiperise ka ndikuar shtimi me 20% i numrit te udhetareve dhe nje rritje e lehte e shpenzimeve mesatare ditore. Gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Mirepo si nje nga sektoret ku pritet te perqendrohet rritja ekonomike e vendit ne te ardhmen, turizmi ende nuk po e gjen veten ne prioritetet e qeverise, sidomos ne mbeshtetje me fonde. Vlerat monetare qe u perfituan gjate vitit 2008 kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkte, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›