E Diel, 1 Nëntor 2026

"Urdhri i Farmacisteve": Recetat, abuzimi nis nga mjeket

"Urdhri i Farmacisteve" denoncon lidhjet e paligjshme qe ekzistojne sot, midis mjekeve e pacienteve per perfitimin e padrejte te barnave. Kryetari i ketij Urdhri, Arjan Jaupllari theksoi se nganjehere edhe farmacite bien pre e tyre. "Te gjithe e dime se mjeket jane te lidhur me farmacistet, pra i udhezojne pacientet qe te marrin ilacet ne kete apo ate farmaci. Kjo eshte e papranueshme per nje treg te ndershem, qe ne duam te krijojme", ka pohuar Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari. Sipas tij, nje problem mbetet licencimi ne kete sektor, qe sipas "Urdhrit te Farmacisteve" eshte kaotik."Vazhdon licencimi i farmacive pa zbatuar kriterin e distances, duke i perqendruar ato te gjitha rreth qendres e duke anashkaluar periferine" ka theksuar Jaupllari. Sipas tij, duhet respektuar nje distance 100 - 150 meter ne varesi te raportit 1 per 3000 banore, per ngritjen e nje farmacie. Presidenti i "Urdhrit te Farmacisteve" ka kerkuar me teper bashkepunim ndermjet strukturave te shendetesise, si dhe perfshirjen e tyre ne vendimmarrje pasi sipas tij sistemi shendetesor ne vend nuk funksionon sic duhet.

Nga ana tjeter ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka pohuar se shendeti i pacienteve eshte pergjegjesia juaj, duke iu drejtuar keshtu perfaqesuesve te organizmave shendetesore, te pranishem ne tryezen mbi sistemin shendetesor dhe farmaceutik. Godo terhoqi vemendjen per nje bashkepunim mes njeri-tjetrit, per te realizuar me mire konsultat e perbashketa. "Duhet te gjejme menyren qe ne te analizojme pikat e dobeta te ketij bashkepunimi, te analizojme se ku jemi dhe te kemi te qarte ate qe duhet te bejme dhe ku duhet te arrijme. Cfare duhet te permiresojme ne menyre qe te permiresojme konsulten e perbashket, bashkepunimin harmonizimin bashkerendimin e te gjithe aktiviteteve tona me nje emerues, qe eshte ai qe te gjithe duam te kemi ne nje komunikim, te kemi ne nje permiresim te organizimit dhe funksionimit te sistemit shendetesor" ka pohuar Godo, gjate fjales se saj. Nga ana tjeter kreu i Shendetesise, i ka kerkuar "Urdhrit te Farmacisteve", te jene me bashkepunues ne tryezat e zhvilluara. Nderkohe qe keto te fundit, idete qe nxirren ne to te vihen ne jete, ne favor te pacienteve.

Skema

Skema qe dyshohet se perdorin disa grosiste, eshte ajo e boshatisjes se depove afer dates se skadences. Ne bashkepunim me ta, mjeket leshojne receta me medikamente te caktuara, qe ne fakt nuk jane te duhurat per kurimin e pacientit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›