E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e NATO-s duhet shpenzuar per Smart Defense

Në Tiranë u zhvillua Konferenca e Komandantëve të Forcave Tokësore të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere. Konferenca u përshendet në fillim të punimeve të saj nga kryeministri, Sali Berisha i cili vlerësoi dhe një herë si shumë të rëndësishme strategjinë e mbrojtjes inteligjente qe vendet e NATO-s po zbatojnë.NATO theksoi kryeministri është aleanca më e mirë politiko- ushtarake e të gjitha kohërave, është aleanca më e mire për botën.
"Ky është një nder i madh për vendin tim, forcat tona. Shqipëria është anëtari më i ri i NATO-s që ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme prej qeverive tuaja, ushtrisë së vendeve tuaja, në përpjekjet e saj për t'iu bashkuar aleancës. Në një kohë të shkurtër vendi im ka bërë shumë përpjekje që të përmbushë detyrimet. Forcat tona kanë bërë një transformim të rëndësishëm. Po operojnë në komandën e NATO-s”, vuri në dukje Kryeministri, gjatë fjalës përshëndetëse në këtë tryezë.  Në vlerësimin e shefit të qeverisë, kjo është një konerncë shumë e rëndësishme në vigjilje të Samitit të Çikagos.  Mes Samitit të Lisbonës dhe atij të Çikagos strategjia e re e Aleancës po zbatohet. Koha është e vështirë, Europa po përballon një krizë ekonomike dhe financiare, shpenzimet duhet të përshtaten me situatën. NATO është e para që laboroi një koncept të ri duke shpenzura më mirë përpjekjet në një mbrojtje të zgjuar e cila nënkupton se forcat tona të armatosura duhet të adobtojnë një buxhetim të ri, një vizion të ri i cili kërkon një konsolidim të mëtejshëm të solidaritetit e bashkëpunimit mes anëtrave të NATO-s. Mbrojtja inteligjente e adoptuar nga vendte tona, do të na mundësojnë që me më pak parë të arrijmë objektivat për misionet e NATO-s. Shqipëria është e angazhuar të punojë ngushtë me forcat aleate”, deklaroi Berisha.   Ndërkohë që si për të përfocuar më tej përpjekjet dhe punën e arritur deri më tani nga forcat tona ushtarake, shefi i qeverisë shqiptare, rikujtoi viiztën e tij në Afganistan. “Para tre javësh pata një vizitë në Afganistan është një ndër më impresivet në jetën time. Pashë ushtarë, oficerë instruktorë që punonin në të gjitha frontet në një situatë të vështirë për paqen dhe sigurinë, jo vetëm për popullin afgan por për gjithë botën”, vlerësoi Berisha, lidhur me një çështje të tillë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›