Ministri Imami ne Mal te Zi takime me zyrtare te larte

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Podgoricë, Mal të Zi, i ftuar nga ministrja , Milica Pejanoviç–Gjurisiç.
Dy krerët e lartë të Mbrojtjes kanë diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë rajonale dhe rikonfirmimin e mbështetjes shqiptare për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Imami ka theksuar se Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Ndërkaq ministrja e Mbrojtjes së Malit të Zi vlerësoi përkrahjen që Shqipëria i jep aspiratës për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në NATO.
Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i këtij vendi, Filip Vujanoviç. Imami, deklaroi se, “kooperimi në sektorin e mbrojtjes ka vlerën e vet dhe që është instaluar në të gjitha fushat me një perspektivë të qartë për të vazhduar bashkëpunimin ndërkufitar”.
Ndërsa presidenti malazez, shprehu bindjen se “vizita e Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, konfirmon nivelin e lartë të bashkëpunimit, por edhe krijimin e partneriteteve të reja, që janë në interes të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre".