Lejohet lëvizja e emigrantëve, ndonëse janë në rinovim të lejes
16/09/2009 Aplikimi për rinovimin e lejes së qëndrimit në Itali
Emigrantët shqiptarë në Itali që kanë aplikuar për rinovimin e letrave të qëndrimit mund të gëzojnë një sërë të drejtash që kanë edhe personat që disponojnë këtë letër qëndrimi. Por për këtë ata duhet të plotësojnë disa kushte specifike që përcakton legjislacioni italian. Konkretisht pohohet se të huajt që kanë faturën e Zyrës Postare (riçevuten) për pranimin e rinovimit të dokumenteve për leje qëndrimi (pavarësisht nga motivi apo lloji i lejeqëndrimit) vazhdojnë të kenë të njëjtat të drejta që u njihen mbajtësve të lejeve të qëndrimit, përfshirë të drejtën për të dalë përkohësisht nga Italia dhe për t’u kthyer. Kjo me kusht që “udhëtimi të mos kalojë nga vende të tjera ‘Shengen’; i huaji duhet të paraqesë në pikën e kalimit kufitar pasaportën dhe kopjen e lejes së qëndrimit të skaduar. Në bazë të dispozitave të lartpërmendura, dalja dhe hyrja në Itali tashmë mund të bëhet në kalime të ndryshme kufitare. Gjithashtu të huajt me qëndrim të rregullt në Itali që kanë faturën e Zyrës Postare (riçevuten) për pranimin e rinovimit të dokumenteve për lejeqëndrimin e parë për punë me kontratë, punë autonome apo bashkim familjar kanë të njëjtat të drejta që u përmendën edhe më lart, si dhe mund të rihyjnë në Itali, me kusht qe “udhëtimi të mos kalojë nga vende të tjera ‘Shengen’. Për këtë i huaji duhet të paraqesë në pikën e kalimit kufitar pasaportën me vize hyrëse (në të cilën tregohet motivi i qëndrimit), teksa, dalja dhe hyrja në Itali tashmë mund të bëhet në kalime të ndryshme kufitare. Nga ana tjetër studentet e huaj me qëndrim të rregullt në këtë shtet, por që disponojnë faturën e Zyrës Postare (riçevuten) për pranimin e rinovimit të dokumenteve për lejeqëndrimin e parë për studim, mund të marrin, nëse kuestura kompetente lëshon pëlqimin (nulla osten), një vizë rihyrëse. Ndërsa kategoria tjetër e të huajve me qëndrim të rregullt dhe që kanë bërë depozitimin për rinovim apo përditësim të dokumentit të qëndrimit, në të cilin janë të regjistruar edhe fëmijët minorenë, mund të kërkojnë leje qëndrimi të përkohshme, në letër, me vlefshmëri të kufizuar sipas nevojave të parashtruara. Ky lehtësim u lejon edhe fëmijëve minorenë për të lënë përkohësisht Italianë dhe për të rihyrë sërish.