E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia/Fullani,Bode e Berisha:Shënoi rritje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e cilësoi vitin 2009 vitin më të vështirë për ekonominë shqiptare. "Kriza që tronditi botën, nuk la pa prekur edhe vendin tonë", tha Fullani në konferencën e 8 të Bankës së Shqipërisë. Megjithatë sipas Fullanit, pati rritje në disa sektorë pavarësisht krizës.
I pranishëm në konferencën e Bankës së Shqipërisë, kreu i qeverisë Sali Berisha tha se ekonomia jonë i qëndroi fuqishëm krizës. "Pati tronditje të lehta në sistemin bankar, por ekonomia jonë pati rritje pavarësisht krizës", theksoi ai.
Ndërkohë që ministri i Fianancave, Ritvan Bode tha se ekonomia shqiptare shënoi rritje gjatë këtij viti. Sipas tij, qeveria do të marrë masa për ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›