Konferenca e delegacionit te Asamblese Parlamentare te KiE

Ne nje konference per shtyp pas nje misioni dy ditor kreu i delegacionit të KiE, Luca Volonte vleresoi se fushata zgjedhore deri ne keto momente te monitorimit eshte e qete dhe e paqte.
Ai tha se te gjitha subjektet politike jane ne momentin e duhur per te kontribuar ne zhvillimin e zgjedhjeve te denja duke kthyer besimin e qytetareve shqiptare ne keto zgjedhje parlamentare.
Kreu i ketij delegacioni shprehu shqetesimin e faktorit nderkombetar per perberjen e KQZ-se duke rekomanduar krijimin e nje administrate te pavarur ne kete institucion si nje nevoje emergjente per keto zgjedhje.
“Bashkëbisedues me delegacionin tone kane shprehur shqetesimin nga presioni i sektorit publik për mungese transparence gjate fushates dhe blerjen e votave.
Funksionimi i nje administrate zgjedhore te pavarur eshte nje nevojë emergjente per Shqiperine”, u shpreh Volonte.
Përfaqësuesit e delegacionit kane sjelle ne vemendje dhe pakenaqesine e gazetareve per censurën e ushtruar nga KQZ-ja lidhur me redaktimin e materialeve zgjedhore.
Por veç te tjerash delegacioni ka bere dhe dy komente te përveçme ne forme përgëzimi për ecurinë e kësaj fushate zgjedhore ne Shqipëri.
“Politikanet dhe subjektet politike shqiptare kane treguar ndryshe nga heret e tjera, madje dhe nga vendet e tjera se ne qender eshte prezentimi i programit te tyre politik dhe fokusi te sfidat e qytetarit. Dhe ritheksojmë se zgjedhjet jane te qeta dhe te paqta deri ne momentet kur ne flasim”, deklaroi kreu i delegacionit të KiE.
Megjithate ata rikujtuan se ky vlerësim nuk përben fjalën finale te delegacionit europian.
Ata do te largohen për tu rikthyer 3 dite para ditës se zgjedhjeve ku bashke me organizmat vendor dhe ndërkombëtare do ta monitorojnë nga afër situatën zgjedhore, për ta përpiluar me vone raportin final te BE-se për keto zgjedhje.